HADITHI I PARË…


Nga Abdullah ibn Omer el-Hattabi, radijAllahu anhuma, transmetohet se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, duke thënë:

Islami ngritët mbi pesë (shtylla):

1- Në të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut,

2- Në kryerjen e namazit,

3- Në dhënien e zekatit,

4- Në të vizituarit e Qabes dhe

5- Në agjërimin e Ramazanit.

( Buhariu nr.8 dhe Muslimi nr.16 )

 

Domethënë, Islami ngritët mbi pesë mbajtëse dhe mbështetëse, e ato janë pesë shtyllat, duke filluar nga dëshmia se Allahu, azze ue xhel, është Një, të dëshmosh në shpalljen e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, ta falesh namazin, ta japësh zekatin, d.m.th. ta nxjerrësh 2.5% të pasurisë dhe tua japësh skamnorëve, agjërimi i Ramazanit, haxhi (vizita) e Qabes për atë që ka mundësi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *