Ruajtja e Kuranit


Halifi el-Me’mun i mblidhte shpesh intelektualët në konferenca. Në njërën nga këto konferenca merrte pjesë një burrë i veshur me rroba të bukura, i cili kishte një fytyrë të hijshme dhe me aromë nga një parfum i ëmbël. Ai fliste në mënyrën me të rrjedhshme dhe elokuente. Kur konferenca filloi, el-Me’muni ju drejtua këtij njeriu dhe e pyeti atë: “A je ti nga çifutët?” Ai u përgjigj që ishte i tillë. El-Me’muni i ka thënë: Pranoje islamin dhe unë do të vë në dispozicion tëndin gjëra shumë të mira”. Ashtu El-Memun i bëri atij një numër premtimesh.

Burri vetëm ju përgjigj: “Fenë time dhe fenë e baballarëve të mi” dhe iku. Një vit më vonë, ai u kthye si musliman. Ai fliste rreth çështjeve të ligjit islam në një mënyrë, me të vërtetë të mprehtë. Kur konferenca u bë edhe njëherë, el-Memuni përsëri ju drejtua atij dhe i tha: “A nuk je ti ai personi që ishte me ne më përpara? Ai ju përgjigj po. El-Memuni pastaj e pyeti çfarë e shtyu atë të pranonte islamin.

Ai u përgjigj: “Kur unë ika nga ju, unë dëshirova të vija fetë në provë. Dhe ju me të vërtetë më shihni si një njeri me intelekt. Kështu unë e ktheva vëmendjen time tek Tevrati (libri i çifutëve). Unë bëra tre kopje prej tij, secilën herë duke shtuar dhe hequr disa gjëra nga ai. Unë i mora këto kopje në vendin e lutjeve (aty ku kishte njerëz të ditur nga çifutët) dhe unë i shita.

“Pastaj ktheva vëmendjen tek Ungjilli (libri i të krishterëve) dhe bëra tre kopje nga ai, secilën herë duke shtuar dhe hequr disa gjëra nga ai. Pastaj unë i mora këto kopje në kishë (aty ku kishte njerëz të ditur nga të krishterët) dhe i shita”.

Unë pastaj ju ktheva Kuranit dhe bëra tre kopje prej tij, secilën herë duke shtuar dhe duke hequr prej tij disa gjëra. Pastaj unë e mora këto kopje tek kopjuesit (nga radhët e muslimanëve) dhe ata u shikuan ndërmjet tyre. Kur ata i gjetën shtesat dhe heqjet që unë i kisha bërë, ata i hodhën ato dhe nuk i blenë. Kështu unë e kuptova që ky ishte një libër i mbrojtur dhe kjo ishte arsyeja që unë pranova islamin.”

Imam el-Kurtubi

Marrë nga: Tefsir el-Kurtubi 10/5-6

përktheu nga anglishtja: Ammar Ardit Kraja

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *