Vlera e dhikrit (përmendja e Allahut)


Falënderimi i takon Allahut, -xhel-le shanuhu-. 0 Zot, fale krijesën më të ndershme, Muhammedin, -salAllahu alejhi ue selem-. Përshëndetjet tona qofshin për njerëzit e Tij të zgjedhur dhe të devotshëm. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, -xhel-le shanuhu-. Dëshmoj se Muhamedi, -salAllahu alejhi ue selem-, është rob dhe i dërguar i Tij.

Allahu, subhanehu ve teala, në Kuranin Famëlartë thotë:

,,0 ju besimtarë, përmbahuni mësimeve të Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, të pastroni mëkatet tuaja…” (Ahzab, 70,71).

,,Te Ai ngritët fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon.” (Fatir, 10).

,,Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim), më falenderoni…’ (Bekare, 152).

,,Përkujtojeni Allahun sa më shpesh” (Ahzab, 41).

,,Shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendeset e Allahut…” (Ahzab, 35).

,,Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë…” (Ali Imran, 19 1).

,, Kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqendrohuni dhe përkujtoni çdo herë Allahun…” (Enfal, 45).

,,E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përkujtoni Allahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile edhe më fortë.”(Bekare, 200).

,,… as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit ndaj All-Ilahut…” (el-Munafikun, 9).

,,Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për të dhënë zeqatin…” (Nur, 37).

,,Ti përmende Zotin tënd në vete (në heshtje), me respekt e me frikë, jo me shprehje të lartë, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje mos u bën i njëjtë me ata që nuk kanë kujdes.” (A’raf, 205)

Muhammedi, -salAllahu alejhi ue selem-, ka thënë:

,A doni t’u tregoj për veprën më të mirë, më të dashur tek Allahu, me të cilën fitoni shpërblimet më të larta tek Ai, vepër më e dobishme se sa shpenzimi i arit dhe të hollave (sadaka sh.p.), më e dobishme se sa ta fitoni armikun? Thanë: Po, si jo. Pejgamberi, -salAllahu alejhi ue selem-, tha: Të përmendurit e Allahut (dhikri)”

Muhammedi, -salAllahu alejhi ue selem-, ka thënë: ,Do t’ua kalojnë muferridunët. Thanë (as’habët): Kush janë muferridunët? Tha (Pejgamberi alejhis-selam): Ata meshkuj dhe femra që më së shumti e përmendin Allahun”

Abdullah bin Busrij përmend se një njeri ka thënë: ,O i ]ërguar i Allahut, obligimet e besimit janë shumë (për mua janë ngarkesë që nuk mund ta mbajë sh.p.). Më udhëzo mua me diçka ti përmbahem asaj.”

Muhammedi, -salAllahu alejhi ue selem-, tha: Gjuha jote të jetë gjithmonë e lagët nga dhikri i Allahut.”

Prej Pejgamberit, -salAllahu alejhi ue selem-, transmetohet se ka thënë: ,Shembulli i atij që e bën dhikër Allahun dhe atij që nuk e bën është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin.”

Prej Pejgamberit, -salAllahu alejhi ue selem-, transmetohet se ai ka thënë: ,,Kush ulet në një vend dhe nuk e përmend Allahun , atë do ta kap përbuzja e Tij dhe kush mbështetet në një vend dhe nuk përmendë Allahun , edhe atë do ta kap përbuzja e Tij.”


Muhammed Nasirud-din Albani

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *