HADITHI I DYTË…


“Abdullah ibn Omer, -radijAllahu anhuma-, transmetohet të ketë thënë: ‘Më tregoj babai im, Omeri, -radijAllahu anhu-, se një dite ishim duke ndenjur te i Dërguari i Allahut, -salAllahu alejhi ue selem-, kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza, në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ul pranë të Dërguarit, -salAllahu alejhi ue selem-, duke i mbështetur gjunjët e vet mbi gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha: ‘O Muhamed, me trego ç ‘është Islami?’ I Dërguari, -salAllahu alejhi ue selem-, tha: ‘Islami është që të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, ta kryesh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qaben nëse ke mundësi ta bësh këtë!‘ Ai tha: ‘Të vërtetën e the!’ Ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: ‘Më trego ç ‘është imani?’ ( Pejgamberi ) tha: ‘Ta besosh Zotin, melaqet e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në kaderin (caktimin) e Tij të të mirës dhe të keqes.‘ Tha: ‘Të vërtetën e the.’ Tha : ‘Më trego ç’është ihsani?’ (Pejgamberi ) tha: ‘Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.‘ Tha: ‘Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?’ (Pejgamberi) tha: ‘Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili pyet.‘ ‘Më trego mbi shenjat e tij?’ Tha: ‘Kur robëresha të lindë zonjushën e saj, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha.‘ Pastaj shkoi, kurse unë mbeta i habitur një kohë. Pastaj ( i Dërguari, -salAllahu alejhi ue selem-) tha: ‘O Omer, a e njeh atë që më pyeti?‘ Thashë: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë.’ Tha: ‘Ky ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj ‘.”

[Transmeton Muslimi në Sahihun e tij, nr. 8]

 

ElKadi Ijjad ibn Musa, -Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: “Ky hadith ka ngërthyer në vete shpjegimin e të gjitha adhurimeve të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë po ashtu edhe çështjet e besimit, punët e gjymtyrëve, sinqeritetin dhe kujdesin nga fatkeqësitë e punëve tona, saqë të gjitha shkencat e sheriatit janë të ndërlidhura fortë me këtë hadith dhe degëzohen nga po i njëjti.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *