HADITHI I TRETË…


Ubadeh ibn es-Samit, -radijAllahu anhu-, transmeton se: “Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Kushdo që thotë: Dëshmoj se s’ka kush meriton të adhurohet pos Allahut, i Vetmi, i Pashoq; dhe se Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) është rob dhe i dërguar i Tij; dhe se Isa është rob i Allahut dhe i biri i robëreshës së Tij; dhe fjala e Tij që u vendos tek Merjemeja dhe një shpirt (i krijuar) nga Ai; dhe se xheneti është i vërtetë dhe se xhehenemi është i vërtetë, Allahu do ta fus nga cilado prej tetë dyerve të xhenetit.”*

*në një transmetim tjetër ka ardhur: “Allahu do ta futë atë në xhenet sipas punës që ka bërë.”

 

[Transmeton Buhariu nr.3435 dhe Muslimi nr.28]

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *