Sejfudin Kutzi ia kthen krenarinë Umetit Islam


Sejfudin Kutziu e vendosi të ballafaqohet me forcat tatare, andaj i dha përgjigje letrës së mbretit tatar me shpatë e jo me fjalë, duke shpallë xhihadin kundër tyre.

Sejfudin Kutzi para se të niset në betejë kundër Tatarëve në betejën e Ajnul-Xhalutit, u tha guvernatorëve të vet që hezitonin ti dilnin karshi tatarëve:

“Emira të myslimanëve! Ka një kohë që hani nga Thesari i Shtetit (Bejtul-Mali) dhe urreni këta sulmues, por unë jam nisë të shkoj karshi tyre, kush e zgjedh xhihadin le të më shoqëron e ai që se zgjedh le të kthehet në shtëpi, por le ta di se Allahu e mbikëqyrë atë, kurse gabimi i tyre kundrejt nderit të myslimanëve i mbetet në qafë atyre që s’kanë marrë pjesë. 

Emira të myslimanëve! Nëse ne nuk i dalim në ndihmë Islamit dhe myslimanëve, kush do tu del në ndihmë!”.

Ky fjalim i mbushur me emocione imanore dhe bindëse, i shtyri të gjithë të qajnë deri sa u lagën mjekrat e tyre. Andaj ata duke pa kësi lidershipi hyjnor e larguan petkun e paaftësisë, ligështisë dhe dashurisë së dynjasë dhe u bënë të gjithë një rresht kundër këtij rreziku dhe armiku të madh.

Ky komandant insistoi që betejën ta fillojnë pas namazit të Xhumasë, për të përfituar nga duaja e myslimanëve dhe hatibëve në minberet e tyre.

Filloi beteja vendimtare në vendin e quajtur Ajnul-Xhalutë, e cila ishte e ashpër dhe e rëndë. Faza e parë ishte në disfavor të myslimanëve, saqë forcat tatare depërtuan deri te Çadra e Sulltanit dhe plagosën gruan e Sulltan Sjefudinit.

Atëherë Sulltan Sejfudini e hoqi helmetën dhe iu vërsul armiqve të Allahut kokëzbuluar duke bërtitu me fjalën e njohur “O Islami ynë”, “O Islami ynë”, saqë ia mbytën atin duke qenë në mesin e armiqve. Andaj e qortoi njëri prej komandantëve duke i thënë: “Pse nuk i hipe atit të filanit, sepse po të shihte dikush prej armiqve do të vritnin dhe do të shkatërrohej Islami me mbytjen tënde”.

I vendosur dhe stoik ia ktheu komandanti: “Unë isha nisur të shkoj në Xhenet, kurse feja Islame e ka Zotin i cili nuk lejon të humbë. Është vra, filani, e filani, numëroi disa mbretër mysliman por feja Islame nuk ka humbë”.

Nuk kaloi shumë kohë deri sa erdhi fitorja e Allahut, fituan myslimanët, ngadhënjeu ushtria islame, dështuan tatarët me një dështim të madh në këtë betejë në vitin 658 h. – 1260 k.

Kështu pas dy vite të dështimit të madh në Bagdad iu rikthye Umetit Islam krenaria për të kuptuar e gjithë bota mbarë se Umeti Islam mund të dobësohet, mund ta kaplon sëmundja dhe plogështia, por ajo kurrë nuk vdes dhe shumë shpejt e rikthen vendin e vet, të cilin ia ka caktuar Allahu, subhanehu ve teala, dhe e ka angazhuar që të udhëheqë mbarë njerëzimin drejt dritës së udhëzimit Hyjnor.

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *