Përgjigju kësaj pyetje!


Pash Allahun, përgjigju kësaj pyetjeje! Fëmija yt, a të ka parë ndonjëherë duke qarë prej frikës nga Allahu? Kjo çështje është shumë e rëndësishme! Fëmija dy vjeçare e gjysmë…tre vjeçar, vjen dhe ti fshinë lotët nga fytyra jote dhe të thotë: Pse po qan, o babi im? Pse po qan? Pse je i mërzitur? Të obligohet ty ti përgjigjesh atij dhe ta njoftosh shkakun pse ti qave…Prej kujt frikoheshe? Apo duke e respektuar kënd? Apo duke madhëruar kënd? Mirë pra, ti qave duke lexuar Kuran, pse? Çka është ai? Ai është Kuran, çfarë Kurani? Kjo është fjala e Allahut. Pse qave këtu? Lexoja fëmijës ajetin, mos thuaj: ky është fëmijë i vogël… jo, mos e konsidero si të vogël, jo! Lexoja atij ajetin dhe nëse ke mundësi të ia shpjegosh në mënyrë të thjeshtë, që t’ia përcjellësh kuptimin, bëje, sepse këto janë çështje shumë me rëndësi. Assesi nuk kam mundësi të ia mbjelli në zemrën e fëmijës tim, dashurinë ndaj Allahut, dashurinë ndaj të Dërguarit ,salAllahu alejhi ue selem, dashurinë ndaj fesë, dashurinë ndaj umetit, dashurinë e të punuarit për këtë fe, ndërsa unë jam larg nga këto kuptime, ose thjeshtë vetëm e vëzhgoj pa e vërejt fëmija se unë me të vërtetë e dua Allahun, se unë me të vërtetë e dua të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem,… kjo është çështje shumë më rëndësi.

Ka përmendur Hatib el Bagdadi në librin e tij “Sheref ashabul hadith”, se Ibrahim ibn Ed’hem ka thënë: ”Më ka thënë babai im: Mëso përmendsh një hadith, do të të japë një dërhem.” Shpërbleje fëmijën nëse e mëson përmendsh ndonjë sure prej sureve të Kuranit, ose nëse mëson përmendsh një hadith prej haditheve të Pejgamberit ,salAllahu alejhi ue selem, kjo është një çështje me të cilën e nxit fëmijën për të mësuar sa më shumë përmendsh. Allahu ,subhanehu ue teala, në Kuran thotë: “O besimtarë, ruani veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, të cilin do ta ruajnë engjëjt të rreptë dhe të fortë. Nuk u kundërvihen asaj që i urdhëron All-llahu dhe veprojnë si janë të urdhëruar.” [Tahrim:6]

Fjalë të shkëputura nga një fjalim i shejh Muhamed Hassan

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *