"Jep Pak Ndihmo Shumë"


Që nga fillimi i muajit Qershor shoqata për afirmim Nun Kultura vepron për të ja zbutur vuajtet emigrantëve që vijnë nga lindja e mesme.

Tani jemi në përfundim të vitit 2015 dhe jemi duke përmbushur shtatë muaj aktivitet. Ky aktivitet dhe ky shërbim që e bëjnë një staf udhëheqës me 55 aktivistë (vullnetarë të cilët këtë aktivitet e bëjnë pa asnjë pagë apo dhuratë materiale) dhe shumë vullnetar që vijnë nga Europa e Amerika nuk do të mund të realizohej pa ndihmën dhe përkrahjen e shumë donatorëve dhe njerëzve bujar, të cilët kush me mjete financiare, kush me mallra të ndryshme, e kush me rroba të përdorura por të lara dhe të përdorshme, kush me lutjet e tija. Andaj e shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë secilin një nga një, nga i pari deri te i fundit, duke e lutur Allahun që ti shpërblejë të gjithë me dhuratat dhe shpërblimet e Tija, duke i ruajtur nga çdo e keqe dhe duke u dhuruar çdo të mirë!

Porse ky aktivitet akoma nuk ka përfunduar dhe si duket edhe tërë vitin 2016 do të përballemi me këtë krizë dhe do të duhet të jemi aktiv për të[ zbutur këtë dhimbje dhe për të pakësuar këtë vuajtje të tyre, andaj jini me ne, që të jemi me ta, e që të jetë me ne Allahu, Fuqiplotë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kush është në shërbim të vëllait të vet Allahu është në shërbim të tij. Kush ja largon muslimanit një brengë Allahu ja largon një brengë të ditës së Kiametit”. Muslimi 

Andaj shikoni se çka fitojmë me këtë kontribut që e japim!

Për fund ua ofrojmë gjiro llogarinë për ata që janë nga brenda me denar kurse për ata që janë nga jashtë me euro dhe secili që dëshiron të dërgon donacion duhet që veç informimit të na dërgon edhe një deklaratë në gjuhën që e flet dhe me nënshkrimin e tij për qëllimin e donacionit, sepse këtë e kërkon banka me të cilën bashkëpunojmë.

 

Account Name: Zdruzenie za afirmacija NUN-Kultura

Komercijalna banka a.d. Skopje

Str. “Kej Dimitar Vlahov” nr.4

S.W.I.F.T: KOBSMK2X

Account: 0270100299353

IBAN: mk07300701002993581

Gjiro llogaria me denar:

Komercijalna Banka AD Skopje

Smetka: 300000003420062

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *