Festimi i vitit të ri!


Vëllezër të nderuar! Në këto ditë jemi duke vërejtur lëvizje dhe përgatitje të papara më herët! Njerëzit me vetëdije dhe pavetëdije përgatiten për të festuar vitin e ri. Vallë ata e dinë çfarë feste është viti i ri?! Ose edhe pse e dinë nga dobësia e besimit, ata nuk përfillin rregullat islame në këtë drejtim dhe janë dhënë pas epsheve të tyre. Unë e di se shumë herë njerëzit këto raste i festojnë vetëm për tu argëtuar, mirëpo në Islam ashtu siç janë të rregulluara veprat serioze janë të rregulluara edhe lozja dhe argëtimi. Andaj muslimanët duhet tu përmbahen këtyre rregullave nëse dëshirojnë fitoren në këtë botë dhe lumturinë në ahiret.

Festat janë pjesë e pandarë e besimit

Festimi i natës së vitit të ri ndërlidhet ngushtë me lindjen e Isaut, alejhis-selam, sipas të krishterëve.

Sipas katolikëve kjo ditë është me 25 dhjetor, kurse sipas ortodoksëve është me 6 janar. Edhe ata kanë të caktuara rituale të veçanta për festimin e kësaj nate. Këtë natë ata e kalojnë nëpër kisha duke u lutur me lutje të posaçme.

Festimi i parë i kësaj dite ka ndodhur në vitin 336 pas lindjes së Isaut, alejhis-selam.

Pasi që kjo festë në origjinë, edhe ashtu trajtohet deri më sot, është festë fetare dhe e krishtere, ne si muslimanë duhet të dallohemi prej tyre dhe duhet që mos tu përngjajmë dhe mos ti imitojmë ata.

Ndalohet përngjasimi dhe imitimi i tyre

Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, na e ka tërhequr vërejtjen nga imitimi i tyre duke thënë:

((لتتبعنَّ سنن من كان قبلكم شبراً شبراً وذراعاً ذراعاً حتى لو دخلوا جحر ضب تبعتموهم))، قلنا: يا رسول الله اليهود والنصارى؟ قال: ((فمن؟!))

“Do të pasoni adetet e atyreve që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrimë të hardhucës, do ti pasonit”. I thamë: kush janë ata, çifutët dhe të krishterët? Tha: “kush tjetër përpos tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).

Po ashtu na ka mësuar se ai që i përngjan një popullit është sikur ata duke thënë:

))مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ مِنْهُمْ)) أبو داود

“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).

Ose në transmetimin tjetër:

((وفي رواية أنه قَالَ: ((لَيْسَ مِنَّا مَنْ تَشَبَّهَ بِغَيْرِنَا، لَا تَشَبَّهُوا بِالْيَهُودِ وَلَا بِالنَّصَارَى

“Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. (Tirmidhiu, sahih).

Mosbesimtarët mundohen me mish e me shpirt që muslimanët ti imitojnë ata dhe tua dobësojnë besimin dhe sistemin imunitiv që duhet ta kenë, i cili personifikohet në miqësinë dhe armiqësinë për hir të Allahut.

Konflikti mes të vërtetës dhe të kotës

Konflikti mes të vërtetës dhe të kotës do të vazhdojë deri sa të vazhdojë ky rruzull tokësor. Qafirat do të mundohen me gjithë potencialin e tyre që muslimanët ti kthejnë në mosbesimtarë, mirëpo pa marrë parasysh metodat që i përdorin dhe mjetet që i shfrytëzojnë, do të mbeten gjithmonë grupe të muslimanëve të përqendruar në këtë fe.

Kjo është edhe një prej qëllimeve të globalizimit. Globalizim të vlerave. Jo të vlerave të mira, të filtruara dhe të selektuara në bazë të dobisë që mund tu sjellin njerëzve, por të selektuara me synim të dominimit të kulturës dhe civilizimit perendimor.

Allahu, subhanehu ve teala, e sqaron dhe e shpalos këtë duke thënë:

ودّوا لو تكفرون كما كفروا فتكونون سواء فلا تتخذوا منهم أولياء [النساء:89]

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre…”. (En-Nisa: 89).

Andaj edhe na ka mësuar që mos ti marrim ata si miq duke thënë:

يا أيها الذين آمنوا لا تتخذوا اليهود والنصارى أولياء بعضهم أولياء بعض ومن يتولهم منكم فإنه منهم إن الله لا يهدي القوم الظالمين [المائدة:51]

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”. (El-Maide: 51).

يا أيها الذين آمنوا لا تتخذوا عدوي وعدوكم أولياء تلقون إليهم بالمودة وقد كفروا بما جاءكم من الحق [الممتحنة:1]

“O ju që besuat, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve”. (El-Mumtehine: 1).

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَتَّخِذُوا بِطَانَةً مِنْ دُونِكُمْ لا يَأْلُونَكُمْ خَبَالاً وَدُّوا مَا عَنِتُّمْ قَدْ بَدَتْ الْبَغْضَاءُ مِنْ أَفْوَاهِهِمْ وَمَا تُخْفِي صُدُورُهُمْ أَكْبَرُ قَدْ بَيَّنَّا لَكُمْ الآيَاتِ إِنْ كُنْتُمْ تَعْقِلُونَ (118)

“O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjokset tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni”. (Ali Imran: 118).

Ata gëzohen kur ne i shmangemi rrugës së vërtetë, pasimin e të cilës rrugë e kërkojnë në çdo namaz tonin.

Allahu thotë:

(5) اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ (6) صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلا الضَّالِّينَ (7)

“Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!”. (El-Fatiha: 5-7).

Në në vend se të mbetemi të sinqertë në pasimin e rrugës së drejtë, nga injoranca ose nga ëndja, kalojmë në rrugën e të devijuarve ose të atyreve që kanë merituar hidhërimin e Allahut, subhanehu ve teala.

Pjesëmarrja në manifestimin e tyre pasqyrohet me këto vepra:

1- Ndërrimi i urimeve.

2- Dërgimi i kartelave të urimit.

3- Ndërrimi i dhuratave për këtë festë.

4- Kremtimi i kësaj feste qoftë me gosti të mbrëmjes ose edhe vetëm me takim çaji.

5- Dhënia e fëmijëve ëmbëlsira ose lojëra për këtë festë.

6- Blerja e paketave të “babadimrit”.

7- Lërja e punës dhe mësimit për këto ditë “festive”.

8- Pjesëmarrja në programet e ndryshme televizive për këtë festë.

9- Qëndrimi zgjuar gjatë tërë natës së vitit të ri.

10- Pjesmarja në festimet që mbahen në hotele dhe kafene të ndryshme, etj.

Këto janë disa forma të manifestimit të kremtimit të natës së vitit të ri, ato që nuk i kemi përmendur në këtë hutbe krahasoni me këto vepra që të dini se a janë të ndaluara si këto ose jo.

Pastaj nuk dëshiroj të më kalojë parashtrimi i një pyetjes: pse të krishterët nuk e festojnë bajramin tonë së bashku me ne. Vallë a aq mendjelehtë jemi që nuk shohim këtë gjë!

E lusim Allahun, subhanehu ve teala, që të na e mësojë fenë tonë, të na e shtojë besimin, ta udhëzojë rininë tonë, të na mundëson xhennetin dhe të na ruajë nga xhehenemi. Amin.

 

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *