Pse nuk e festojmë vitin e ri!?


Allahun e falënderojmë, paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, të cilin e ka zgjedhur për Pejgamberi.

Pse nuk e festojmë vitin e ri?!

Edhe unë e parashtroja këtë pyetje ashtu siç e parashtrojnë shumë musliman këtë pyetje…

Pasi që mendova gjatë kohë rreth kësaj çështjeje, kuptova se festimi i kalimit të një vitit nga ymri jonë, është mendjelehtësi e madhe…po po mendjelehtësi e madhe, sepse në këtë rast nuk ka shkak i cili na thërret të festojmë, aq ma tepër në këtë rast duhet të mërzitemi dhe të pendohemi.

Për çka të festojmë?

Pse e kemi humbur një vjet nga ymri ynë?

Pse na është afruar exheli?!

Ose festojmë duke e kundërshtuar urdhrin e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, me pasimin e adeteve dhe zakoneve të krishterëve dhe gëzimin tonë duke bërë mëkat ndaj Allahut, Zotit të Madh!

Habitem me muslimanët që e festojnë këtë rast!

A nuk mërzitet njeriu kur të humbë diçka nga gjërat e tija të pavlerë, e si ka mundësi që të gëzohet kur humbë gjënë më të shtrenjtë në jetën e tij, ymrin?!

E festojmë humbjen sepse perëndimi i krishterë e bënë këtë?!

Nëse e dimë se nuk mundemi ta kthejmë ditën që na ka kaluar nga jeta edhe poqëse shpenzojmë pasurinë e tërë tokës, duhet të mërzitemi 360 herë në këtë natë të kalimit të këtij viti dhe ardhjes së vitit të ri. Nëse na kujtohen mëkatet që i kemi bërë në vitin që është duke kaluar, duhet të pendohemi te Allahu dhe ti nënshtrohemi urdhrit të Tij me sa kemi fuqi, me shpresë se Allahu do të na i shlyen mëkatet që na janë regjistruar në vitin e kaluar, e jo të festojmë, e t’i shtojmë mëkatet, e të kundërshtojmë urdhrin e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili na ka urdhëruar që t’i kundërshtojmë çifutët dhe të krishterët dhe na ka ndaluar t’i festojmë festat e tyre.

Vëllezër të dashur!

Nuk ka mundësi të arrijë kënaqësinë e Allahut ai që vepron mëkate ndaj Tij…

Nuk do të kënaqet me begatitë, ai që gëzohet me gjërat që e shpijnë në xhehenem…

Vëllezër të dashur!

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

قُلۡ بِفَضۡلِ ٱللَّهِ وَبِرَحۡمَتِهِۦ فَبِذَٰلِكَ فَلۡيَفۡرَحُواْ هُوَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ

“Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (JUNUS: 58).

Po ashtu thotë:

فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِۦ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَبۡوَٰبَ كُلِّ شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُواْ بِمَآ أُوتُوٓاْ أَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ فَإِذَا هُم مُّبۡلِسُونَ

“Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer”. (EL-ENAM: 44).

Kujdesu mos të jesh me ata që jetojnë në shkujdesi dhe gëzohen me humbje, duke i bërë vetvetes zullum, e mos u bë nga injorantët të cilët vrapojnë për të zbatuar doket dhe zakonet e perëndimit injorantë, e nuk mendojnë…ata nuk ndalen as për një moment që të mendojnë mbi shkaqet e pastaj që të mendojnë mbi rezultatet dhe ditën e llogarisë.

Vëlla i dashur kujdesu e mos paso epshin tënd, po ashtu edhe ti motra ime kujdesu e mos paso ata që urdhërojnë kah e keqja, e të ktheheni pas besimit në mosbesimtar, e të bëheni të humbur.

Festimi i vitit të ri është pasim i epshit, imitim i tjerëve, imitim i injorancës dhe mendjelehtësisë së të humburve, e mosrespekt ndaj urdhrit të Krijuesit të Urtë…

Është mosrespekt i urdhrit të Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, për tu kundërshtuar çifutëve dhe të krishterëve.

Është haresë e urdhrit të Allahut, të cilin kurrë nuk duhet ta harrojmë.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِۦ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَبۡوَٰبَ كُلِّ شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُواْ بِمَآ أُوتُوٓاْ أَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ فَإِذَا هُم مُّبۡلِسُونَ

 “Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer”. (EL-ENAM: 44).

Po ashtu thotë:

فَلۡيَضۡحَكُواْ قَلِيلٗا وَلۡيَبۡكُواْ كَثِيرٗا جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

“Le të qeshin pak (në Dunja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan”. (ET-TEUBE: 82).

Mos nxito që të qeshesh pak që më vonë të qashë shumë.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

 

 

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *