Dy rekatet pas Vitrit


1) I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Le të jetë namazi juaj i fundit i natës tek (vitr).

Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.

2) Ebu Seleme e pyeti Aishen për namazin e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem. Ajo tha: “Ai i falte 13 rekate (në namazin e natës): ai falte tetë rekate dhe pastaj falte vitrin dhe i falte dy rekate ulur, kur donte të bënte rukunë, ngrihej dhe pastaj bënte ruku dhe pastaj falte dy rekate mes ezanit dhe ikametit të namazit të Sabahut.”

Transmetuar nga Muslimi.

3) Theubani ka thënë: “Ishim në një udhëtim me të Dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, kur ai tha: “Vërtet, ky udhëtim është një përpjekje dhe barrë e madhe, prandaj kur secili nga ju ta falë Vitrin, le t’i falë dy rekate; nëse zgjohet (atëherë është mirë), përndryshe këto të dyja do të jenë (namazi i natës) për të”.

Transmetuar nga Darimiu (1/374), nga Ibn Huzejme në “Sahihun” e tij (2/159/1103) dhe nga Ibn Hibbani (683) me rrugë të ndryshme, duke u kthyer deri te: Ibn Vehbi, i cili ka thënë: “Mu’avije ibn Salihu ma transmetoi mua nga Shurejh Ibn Ubejdi, ky nga AbdurRahman ibn Xhubejr ibn Nufejri, ky nga i ati i tij, e ky nga Theubani, i cili ka thënë…”.

Ibn Vehbi është përkrahur nga Abdullah ibn Salihu, i cili ka thënë: “Mu’avije ibn Salihu na e transmetoi… etj., transmetuar nga Darekutniu (f.177) dhe Taberaniu në “El-Mu’xhem El-Kebir” (1410).

Abdullah ibn Salihu është shejh i Buhariut, kështu që ai mund të përdoret si dëshmi në përkrahjen e transmetimeve të tjera.

Prandaj, është e qartë nga ky hadith (për shkak të urdhrit të përgjithshëm ndaj Ummetit të tij) që dy rekatet pas Vitrit nuk ishin ekskluzivisht për të; dhe me sa duket qëllimi i urdhrit të tij që të bëhet namazi i fundit natën tek, ishte që të parandalojë mospërfilljen e rekatit tek, kështu, objektivi këtu nuk kundërshtohet nga dy rekatet pas tij, sikurse është vërtetuar në praktikën dhe urdhrin e tij. Allahu e di më së miri.

Muhammed Nasiruddin Albani

“Silsileh El-Ehadith Es-Sahihah” no: 1993

__________

shkëputur nga libri:

 

“Forma e namazit”-Albani

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *