Hadithe mbi Ilmin (diturinë)


Kërcënimi ndaj atij që nuk mëson diturinë për hir të Fytyrës së Allahut:

100- Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, thotë: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Kush e mëson një dituri, e cila duhet të mësohet për hir të Fytyrës së Allahut, e mëson për të fituar diç nga të mirat e kësaj bote, nuk do të shijon erën e xhenetit, Ditën e Kiametit”. (Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ibn Hibbani dhe Hakimi, i cili thotë: është sahih, sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit)

101- Ka’b ibn Maliku, radijAllahu anhu, thotë: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, thotë:

“Kush kërkon dituri që të krahasohet me dijetarë, ose të polemizon me mendjelehtë, ose t’i kthen kokat e njerëzve nga ai, Allahu do ta fusë në zjarr”. (Transmeton Tirmidhiu, Ibn Ebi Dunja, Hakimi dhe Bejhakiu. Hadithi është sahih)

102- Xhabiri, radijAllahu anhu, thotë: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Mos mësoni diturinë që të krenoheni para dijetarëve, ose të polemizoni mendjelehtët ose që të zgjidhni tubimet më të mira. Kush vepron kështu, le ta dijë se zjarri e pret”. (Transmeton Ibn Maxheja, Ibn Hibbani dhe Bejhakiu, hadithi është sahih).

104- Ibn Omeri, radijAllahu anhu, transmeton nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, i cili ka thënë:

“Kush kërkon dituri që të krenohet para dijetarëve, ose të polemizon me mendjelehtët ose që t’i kthen kokat e njerëzve nga ai, ai është në zjarr”. (Transmeton Ibn Maxheja, hadithi është sahih).

106- Abdullah ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, thotë:

“Si do të jetë gjendja e juaj kur do t’ju kaplojnë sprovat, në të cilat do të ritet i vogli dhe do të plaket i madhi dhe do të konsiderohen se janë sunete, e nëse ndonjëherë ndërrohen do të thonë: kjo është vepër e keqe. I kanë thënë: kur do të ndodhë kjo gjë? Është përgjigjur: kur të pakësohen njerëzit besnik nga radhët e juaja e të shtohen kryetarët, kur të pakësohen dijetarët e të shtohen lexuesit dhe do të mësojnë njerëzit për gjëra tjera e jo për fe dhe do të kërkojnë dynjanë me vepra të ahiretit”. (Transmeton Daremiu dhe Hakimi, sahih).

107- Aliu, radijAllahu anhu, ka përmendur sprovat që do të ngjajnë në kohën e fundit, kurse Omeri, radijAllahu anhu, i tha: kur do të ndodhë kjo? Iu përgjigj: kur do të mësojnë njerëzit për gjëra e jo për fe, kur do të mësojnë, jo që të veprojnë dhe kur do të kërkojnë dynjanë me vepra të ahiretit”. (Transmeton Abdur-rezaku në Musennefin e tij, sahih).

Kërcënimi nga fshehja e diturisë:

116- Tregon Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, dhe thotë: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Kush pyetet diç nga dituria dhe e fshehë, Ditën e Kiametit do të frerohet me frerë të zjarrit”.

(Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheja, Ibn Hibbani, Bejhakiu dhe Hakimi, i cili thotë: hadith sahih, sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit). Kurse në transmetimin e Ibn Maxhes qëndron:

“Secili njeri që memorizon dituri dhe e fshehë, do të vjen në Ditë të Kiametit i frenosur me frerë të zjarrit”.

117- Abdullah ibn Amri, radijAllahu anhu, thotë se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Kush e fshehë diturinë, Allahu në Ditë të Kiametit do ta freron më frerë të zjarit”.

(Transmeton Ibn Hibbani dhe Hakimi, i cili thotë: sahih).

118- Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, tregon se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Shembulli i atij që mëson dituri e pastaj nuk e fletë, është sikur shembulli i atij që mbledhë pasuri dhe nuk shpenzon prej sajë”. (Transmeton Taberaniu. Hadithi është hasen).

Nxitja për nderimin e dijetarëve dhe madhërimin e tyre dhe frikësimi nga nënvlerësimi dhe moskujdesi ndaj tyre:

1- Xhabiri, radijAllahu anhu, thotë: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, i varroste në një varr nga dy veta në Uhud, pastaj pyeste: kush ma shumë di Kuran, nëse tregonin kah ndonjëri, atij i jepte përparësi në varr”. (Buhariu).

Nëse këtë post e ka pasur i dituri pasi që ka vdekur, paramendo se cilin post duhet ta ketë kur të është gjallë, nga i cili kanë dobi jo vetëm njerëzit po edhe kafshët në vendet e tyre.(koment i përkthyesit)

2- Ebu Musa El-Esh’ariu, radijAllahu anhu, thotë: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Prej madhërimit të Allahut është madhërimi i njeriut të thinjur musliman, bartësit të Kuranit, i cili është mesatar, as nuk e tepron as nuk e le pas dore dhe nderimi i Kryetarit të drejtë”. (Hasen; Ebu Davud).

Pra, madhërim i Allahut qenka edhe madhërimi i dijetarit, bartësit të Kuranit, dijetar i cili vepron me diturinë e tij, të tjerët i mëson dhe në te thërret. Në këtë vepër askujt nuk i frikësohet, as masës, as kryetarit, nuk frikësohet as për autoritetin e tij e as për komoditetin e vet. Nuk e frikësojnë as kërcënimet e ndokujt e as premtimet e majme të tjetrit. (koment i përkthyesit)

3- Ibn Abbasi, radijAllahu anhu, thotë: Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Bereqeti është me të vjetrit tuaj”. (Sahih; Taberaniu dhe Hakimi).

Sa shumë kemi nevojë për njerëz të ditur dhe të vjetër, njerëz të cilët i ka kalitur koha, njerëz të cilët nuk i udhëheq entuziazmi dhe emocionet por dituria dhe përvoja?! Nuk kemi nevojë për të rinj të entuziazmuar e të cilët nuk i udhëheq dituria, as të rinj me dituri e pa përvojë, e as për të ditur mirëpo dembelë, pa vullnet për sakrificë dhe flijim, e as për plak i cili në vend se t’i trimërojë të rinjtë, ai i zmbraps nga ky mision i shenjtë.(koment i përkthyesit)

4- Abdullah ibn Busri, radijAllahu anhu, thotë: kam dëgjuar një hadith qe sa kohë: “Nëse je në një grup prej njëzet vetave, më pak a më shumë njerëz, nëse i shfleton fytyrat e tyre dhe nuk gjen njeri ndaj të cilit do të kesh frikërespekti për hir të Allahut, dije se shumë është dobësuar puna”. (hasen; Taberaniu).

Dituria, veprimi sipas saj, sakrifica për hir të vërtetës, janë elemente të cilat njeriut i japin këtë post, e bëjnë që tjerët ta nderojnë dhe madhërojnë, e bëjnë që të tjerët të frikohen nga ai, jo se ai ka fuqi t’i vret dhe pret, por se ka fuqi të besimit që i detyron ata t’i përulen dhe nderojnë, e dinë se ka forcë të besimit, forcë të personalitetit, që mund t’ju shkaktojë shumë telashe dhe probleme, qoftë duke shkaktuar ngjalljen e krejt një populli me këtë rast, ose dukë i dhënë trishtime të përjetshme në jetën e tij. (koment i përkthyesit)

“Sahihut-Tergibi vet-Terhibi”

Muhammed Nasiruddin Albani

 

Zgjodhi dhe përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *