Sekreti i dhikrit


Lutja gjatë zgjimit prej gjumit

“Falënderojmë Allahun që na e ktheu shpirtin, na dha shëndetin dhe na dha leje ta përmendim”. Tirmidhiu, sahih.

Me këtë lutje dalin në shesh tre falënderime ndaj Allahut për tre dhunti të Tija:

1- Kthimi i shpirtit në trup. Kur flenë njeriu i del shpirti nga trupi, andaj edhe gjumi quhet vdekje e vogël. Sa e sa njerëz që kanë rënë në gjumë nuk janë zgjuar?! Porse është bartur nga shtrati e në varreza.

2- Që i ka dhënë trup të shëndetshëm, sepse mund të zgjohet i sëmurë.

3- Që të ka dhënë leje ta përmendësh. Sa e sa njerëz zgjohen shëndosh e rehat, mirëpo nuk u kujtohet Allahu, nuk e përmendin Atë e as që e falënderojnë për begatitë e llojllojshme dhe të ndryshme me të cilat i gëzon. Zgjohet i shëndetshëm, porse i privuar nga përmendja e Allahut. E kjo, përmendja e Allahut, është begati më e madhe. Nuk ka kuptim jeta e njeriut dhe shëndeti pa përmendjen e Tij. Kjo vlen për ata që Allahu ua ka ndriçuar zemrën me Dritën e Tij. Shprehja e lejes për ta përmendur Allahun e jep kuptimin se edhe adhurimet ndaj Tij bëhen me lejen e tij. Gjumi është shkujdes, e leja për ta përmendur Atë, e zgjon njeriun nga ky shkujdes. Sepse nëse nuk i lejohet ta përmend Atë, atëherë ai vazhdon në shkujdesin e gjumit edhe pas zgjimit. Ky njeri vazhdon gjumin deri sa të zgjohet në mesin e të vdekurve!!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *