Çka thoshin dijetarët për lexuesin e kuranit, Menshavin?!

– Shejh Albani -Allahu e mëshiroftë- kur dëgjonte leximin e Kuranit të Menshavit, i lotonin sytë dhe e dëgjonte me vëmendje derisa e përfundonte leximin.

– E njëjta është transmetuar edhe për shejh Ibn Bazin -Allahu e mëshiroftë- i cili thoshte: “Nëse dëshiron të dëgjosh Kuranin ashtu siç ka zbritur, atëherë dëgjo leximin e shejh Menshavit.”

– Ebu Bekër el-Xhezairi thoshte: “Është për tu çuditur me një popull që e kanë Menshavin, ndërsa fëmijët e tyre ende nuk e mësojnë përmendësh Kuranin.”

– Shejh Ebu Ishak el-Huvejni thoshte: “Nuk kam dëgjuar ndokënd i cili e lexon kuranin me zemër ashtu siç e lexon shejhu (Muhamed Siddik el-Menshavi) -Allahu e mëshiroftë-, i cili e lexon (Kuranin) me një melodi dhe ritëm të këndshëm duke i respektuar rregullat e leximit, me të vërtetë i është dhënë zë nga zërat e familjes së Davudit.”

Video

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *