HADITHI I PESTË…


Enes ibn Maliku -radijAllahu anhu- transmeton se i Dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Tri gjëra kush i zotëron ai e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur se çdo gjë tjetër, ta dojë njeriun vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu si e urren hedhjen në zjarr.


Tranmeton Buhari nr. (16), (21) dhe (6941), poashtu Muslimi nr. (43), e për këtë hadith Neveviu në komentimin e Sahih Muslimit, thotë: “Ky hadith është madhështor dhe bazë prej bazave të Islamit.”

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *