Ndërrimi i përvojave


Gjatë historisë njeriu ka ëndërruar për tu transferuar nga një vend në një vend tjetër pa pengesa dhe përkufizime, ashtu sikurse vepron shqiponja kur fluturon në hapësirat e qiellit. Gjatë historisë njeriu ka ëndërruar që të sheh atë që ndodh anembanë rruzullit tokësor që të përfiton prej tij, ose të mbrohet nga sherri i tyre ose për të kënaqur kureshtjen e tij. Sot shumë prej këtyre gjërave janë realizuar, për shkak të përparimit të hatashëm në komunikim, transport, emitimin satelitor, saqë mund të sheh njeriun ndodhinë gjatë ndodhjes së saj edhe nëse është në skaj të botës.

Ne deri në këtë moment nuk kemi perceptuar dimensionet e ndryshimeve kulturore, morale dhe akaidologjike (besimore) që do të ndodhin për shkak të këtij revolucioni në mjetet e komunikimit, mirëpo është e sigurtë se gjurmët negative do të përhapen shumë lehtë, pa ndonjë mund të madh, ashtu sikurse përhapet mortaja. Kemi parë, p.sh. se si ndodh globalizmi i krimit, sikurse është rasti me trafikimin e qenieve të gjalla, tregtisë me drogë, prostitucion, shfercin, larjen e parave, etj. kurse gjërat e mira dhe të shkëlqyeshme, përhapja e tyre, si duket, ka nevojë për mund, organizim dhe përcjellje. Pra, kemi nevojë për të gjetur pikën e barazimit mes mirësive dhe të këqijave bashkëkohore kozmike, përndryshe zhvillimi në fushën e komunikimeve do të jetë shumë i dëmshëm, ndoshta do të jetë shkatërrues.

Në shpejtësi do të tregoj se çka mund të bëjmë në këtë kontekst në fushën e thirrjes, edhe ate si shembull, gjatë këtyre pikave:

1- Mençuria në të kaluarën kishte vlerë të veçantë, edhe atë për shkak të varfërisë së informatave të organizuara në jetën e njerëzve dhe për shkak të vështirësisë së ndërrimit të përvojave anembanë botës.

Kurse sot çdo gjë ka ndryshuar. Dija dhe përvoja kanë marrë vendin më të lartë në zhvillimin njerëzor, dhe kjo normalisht se ka ndodhur në llogari të dominimit të mençurisë.

Mangësia e mjeteve për organizim të përvojave, bartja dhe gjeneralisimi i tyre, paraqiste pengesën më të madhe para lirimit nga pikëpamjet lokale dhe të kufizuara dhe pengesa më e madhe para formulimit të një pikëpamjes botërore ose islame në shumë çështje. Kurse sot ka ndryshuar çdo gjë në formë indikative dhe trishtuese.

2- Interneti paraqet një mjet shembullor për ndërrim të përvojave, është mjet i lirë, shumë i përgjithshëm dhe i lehtë për përdorim.

Dalëngadalë po instalohet ekzistimi i internetit në jetën personale të secilit njeri, andaj mund të mbështetemi në internetin në selektimin e mendimit tonë, në njohjen e mendimeve, përvojave dhe eksperiencave të çdo vendi dhe në çdo fushë.

3- Në fushën e davetit ka me qindra mijëra djem dhe të moshuar që preokupohen në përhapjen e Islamit dhe sqarimin e nocioneve të tija dhe përmirësimin e aplikimit të tij nga ana e njerëzve. Muslimanët, sikurse e dimë, janë të përhapur anembanë botës, dhe secili që është i angazhuar me davet, qoftë mashkull apo femër, zakonisht niset nga përvoja davetore që gjendet në vendin dhe rajonin e tij, duke pasur parasysh dobësinë e përgjithshme në stërvitjen për davet në shumë fakultetet të davetit që nxjerrin thirrës, për këtë thirrësi përdor aftësitë e tija personale të pakalitura.

Shtoja kësaj edhe faktin se çdo ambient ka edhe problemet e veta të veçanta, për shkak të gjendjes së tyre shoqërore, politike dhe ekonomike që dominon te ata. Për gjithë këtë besoj se është me rëndësi themelimi i faqes gjigante në internet, që ka për synim grumbullimin e përvojave në sferën e thirrjes islame anembanë botës dhe dhënia e mundësisë për ndërrimin e tyre në përmasat më të gjëra. Kjo thirrje i drejtohet universiteteve dhe organizatave më të mëdha islame, u drejtohet edhe të rinjve entuziast, xheloz dhe që veprojnë për ta dërguar fjalën e Allahut deri të mbarë njerëzimi. Punëtorët e kësaj faqe dhe vullnetarët që punojnë në te duhet të dizajnojnë faqen, të grumbullojnë të gjitha përvojat në sferën e thirrjes që gjinden në libra, revista, buletine, gazeta, ligjërata, audio kaseta dhe ti ofrojnë në këtë faqe sipas nevojës së atij që e thërrasim në fe. Sepse gjendja e atij që e thërret në fe të imponon llojin e kërkuar nga kultura e thirrësit, dedikimin dhe mënyrën e sjelljes me te. Gjendja e të thirrurve dallon shumë mes vete edhe pse kanë element të përbashkëta, mirëpo superioriteti në realizimin e davetit kërkon precizitetet ne detaje dhe kujdesi ndaj të dhënave të imta.

Sektorët që propozohen në këtë faqe janë këto:

Thirrja e të rinjve, e adoleshentëve, e grave, elitës dhe intelektualëve, punëtorëve, tregtarëve, stafit medicinal, jomuslimanëve, të devijuarve dhe të droguarve, të burgosurve, studentëve, njerëzve me nevoja speciale, etj.

4- Pasi që ti shpërndajnë informata që i posedojnë punëtorët në këtë faqe në sektorët e tyre, hapet faqja për të pranuar përvoja, eksperienca dhe ide nga ata që punojnë në fushën e davetit, klasifikohen ato, organizohen në formë të caktuar dhe ofrohen tjerëve për të lehtësuar përfitimin prej tyre.

5- Kjo faqe duhet të ketë këshill këshillëdhënës për tu përgjigjur pyetjeve të thirrësve dhe kërkesave të tyre brenda suazave të specializimit të kësaj faqeje.

6- Publikimi i përzgjedhjes së përvojave në broshura të vogla, në revista dhe gazeta, etj.

7- Kjo punë jep mundësi për të shprehë secili njeri përvojat e tija personale ashtu sikurse jep mundësi për të dhënë kontributin vullnetar për ngritje të veprimtarisë davetore.

 

Dr. Abdul-Kerim Bekar

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *