HADITHI I GJASHTË…


Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i Dërguari i Allahut -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: ”Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë”.

E pyetën, cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Tha (Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-): “Kur e takon (vëllain) e përshëndet me selam, nëse të bën thirrje atëherë përgjigju, nëse kërkon ta këshillosh atëherë këshilloje, kur vëllai teshtin dhe thotë,- ” elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut),-” ti thuaji,- ” jerhamukellah (Allahu të mëshiroftë)”,- nëse e kaplon sëmundja ti vizitoje atë dhe nëse vdes përcjelle xhenazen e tij”.

Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nr. (2162) (5).

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *