U nda nga kjo jetë lexuesi i njohur i Kuranit, Muhamed Ejjub


Para pak çastesh, morëm lajmin për vdekjen e lexuesit të njohur të Kuranit, Muhamed Ejjub, i cili u nda nga kjo jetë sot (e shtunë) 9/7/1437 apo 4/16/2016, pas namazit të sabahut, në moshën 68 vjeçare. Namazi i xhenazet do i falet sot (e shtunë), pas namazit të drekës në xhaminë e Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem- dhe do varroset në varrezat Bekie. Hoxha ka qenë imam në xhaminë e Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem- shtatë vite, e më pas vjen një ndërprerje prej 19 vitesh, pas së cilës kthehet të ju prin muslimanëve në namazet e teravive të Ramazanit të kaluar. Hoxha (jashtë Ramazanit) ka qenë imam në një xhami prej xhamive të Medinës deri para se ti vjen vdekja.

Lusim Allahu e Madh që ta mëshiron hoxhën dhe lexuesin e njohur dhe ta shpërblen me xhenetin e Tij!

*Ky është leximi i fundit i hoxhës, te xhamia e tij, dje (e xhuma) 8/7/1437, në namazin e jacisë…

Lajme nga bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *