Unioni i Dijetarëve muslimanë bën thirrje për unitet


Unioni Botërorë i Dijetarëve Muslimanë ka bërë thirrje që tema e Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ”Drejtësi, Paqe, Bashkim dhe Unitet” të vendoset në jetë në të gjitha vendet anëtare të kësaj Organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë më shkrim nga Unioni thuhet se: ”Unioni është duke ndjekur me vëmendje të madhe punimet e Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që po zhvillohet në Stamboll. Kjo për shkak se vendet islame prej disa vitesh ndodhen në një pikë kthese. Unioni është duke ndjekur nga afër gjithashtu problematikat rajonale dhe ndërkombëtare që qëndrojnë përballë ndryshimeve, ngjarjeve dhe përpjekjeve për stabilizim dhe aspirim të këtyre vendeve. Veçanërisht komuniteti ndërkombëtarë i cili jep një imazh sikur është duke ndryshuar nuk duhet të lërë mënjanë këtë realitet”.

– Kryesimi i Turqisë i kënaqshëm-

Unioni ka shprehur kënaqësinë për faktin që Turqia do të jetë kryesuese e radhës së kësaj Organizate. ”Drejtësia, Paqja, Bashkimi dhe Uniteti të cilat janë temë kryesore e këtij takimi urojmë të vendosen në jetë në të gjitha vendet anëtare të kësaj Organizate. Në këtë kuadër i urojmë punë të mbarë Turqisë gjatë kryesimit të saj”- thuhet në deklaratë.

Në deklaratë iu bëhet thirrje gjithashtu vendeve anëtare t’iu kushtojnë rëndësi thirrjeve për liri, ndryshim dhe rilindje të qytetarëve të tyre si dhe të mos mjaftohen vetëm me marrëdhënie të mira mes vendeve, por të punojnë për heqjen e barrierave që pengojnë unitetin dhe bashkimin mes tyre. Unioni i bën thirrje kësaj organizate të punojë për të qenë një institucion i denjë në mënyrë që të përdorë burimet e të gjitha vendeve anëtare për qytetarët e tyre.

 

Marrë nga: kohaislame.com

Lajme nga bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *