BESIMI NË ALLAHUN XHELESHANUHU -I-


Besimi ynë është besimi në Zotin, në engjëjt, në librat e shenjtë, në të dërguarit – profetët, në Ditën e gjykimit dhe në paracaktimin e Zotit. Ne, pra, besojmë që Allahu i Lartmadhëruar është Zot, Krijues, Sundues – Komandues i çdo gjëje.

• Besojmë që Ai është i vetmi Zot që meriton të adhurohet, dhe se çdo gjë tjetër që adhurohet, përpos Zotit, është e kotë.

• Besojmë në emrat e në cilësitë e Tij, ashtu siç i ka përshkruar Kurani dhe Syneti.

• Besojmë se Ai është i Vetëm, Atij nuk i bën askush shoqëri në sundimin e Tij dhe as që meriton

kush që të quhet me ndonjë nga emrat e Tij ose të cilësohet me ndonjë nga cilësitë e Tij. Thotë Allahu në Kuran:

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا فَٱعۡبُدۡهُ وَٱصۡطَبِرۡ لِعِبَٰدَتِهِۦۚ هَلۡ تَعۡلَمُ لَهُۥ سَمِيّٗا ٦٥ سورة مريم آية ٦٥

“Ai është Zoti i qiejve e i Tokës dhe çka në mes tyre, pra adhuroje Atë dhe në adhurimin e Tij bëju i qëndrueshëm. A di ndonjë emnak (adash) për Të?!”

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡحَيُّ ٱلۡقَيُّومُۚ لَا تَأۡخُذُهُۥ سِنَةٞ وَلَا نَوۡمٞۚ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ مَن ذَا ٱلَّذِي يَشۡفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦۚ يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيۡءٖ مِّنۡ عِلۡمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَۚ وَسِعَ كُرۡسِيُّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۖ وَلَا يَ‍ُٔودُهُۥ حِفۡظُهُمَاۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ ٢٥٥  سورة البقرة ٢٥٥

“Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përpos Tij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotje as gjumë, gjithë çka në qiej dhe në Tokë është vetëm e Tij; e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen; nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Nën kujdesin e Tij janë qiejt dhe Toka. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen i rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi.”

• Besojmë se:

هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِۖ هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ ٢٢ هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٢٣ هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡخَٰلِقُ ٱلۡبَارِئُ ٱلۡمُصَوِّرُۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٢٤  سورة الحشر ٢٢-٢٤

“Ai është Allahu dhe nuk ka zot tjetër përpos Atij, që e di të fshehtën dhe të dukshmen. Ai është Mëshiruesi, Mëshirëploti! Ai është Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sunduesi i përgjithshëm, i pastër (nga të metat që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit nga ndëshkimi i padrejtë), Sigurues (që i siguron njerëzit me premtimin e Vet dhe pejgamberët me mrekullitë), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo gjë), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm dhe i Lartësuar është Allahu mbi gjithçka që i bëjnë shok! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhërojnë çka në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!”

• Besojmë se gjithë çka në qiej e në Tokë është nën sundimin e Tij dhe se Ai krijon çka të dojë dhe i dhuron kujt ç’të dojë. Thotë Allahu në Kuran:

لِّلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ يَهَبُ لِمَن يَشَآءُ إِنَٰثٗا وَيَهَبُ لِمَن يَشَآءُ ٱلذُّكُورَ ٤٩ أَوۡ يُزَوِّجُهُمۡ ذُكۡرَانٗا وَإِنَٰثٗاۖ وَيَجۡعَلُ مَن يَشَآءُ عَقِيمًاۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٞ قَدِيرٞ ٥٠  سورة الشورى 49-50

Ai krijon ç’të dojë. Ai i fal vetëm vajza atij që do dhe i fal vetëm djem atij që do. Ose u fal çifte, djem e vajza, por atë që do e lë pa fëmijë (steril). Ai është i dijshëm, i fuqishëm.”

• Besojmë se:

فَاطِرُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ جَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَمِنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ أَزۡوَٰجٗا يَذۡرَؤُكُمۡ فِيهِۚ لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ١١ لَهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ١٢ سورة الشورى 11-12

Asnjë send nuk është si Ai, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi (i gjithçkaje). Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Ai e begaton shumë atë që do dhe nuk e begaton (atë që nuk do). Ai është i gjithë ditur për çdo gjë.”

• Besojmë që :

وَمَا مِن دَآبَّةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ رِزۡقُهَا وَيَعۡلَمُ مُسۡتَقَرَّهَا وَمُسۡتَوۡدَعَهَاۚ كُلّٞ فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ ٦ سورة هود 6

Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë së cilës të mos i ketë garantuar Allahu furnizimin . Ai e di vendbanimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi mahfudh).

• Besojmë se:

وَعِندَهُۥ مَفَاتِحُ ٱلۡغَيۡبِ لَا يَعۡلَمُهَآ إِلَّا هُوَۚ وَيَعۡلَمُ مَا فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۚ وَمَا تَسۡقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعۡلَمُهَا وَلَا حَبَّةٖ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡأَرۡضِ وَلَا رَطۡبٖ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ ٥٩ سورة الأنعام 59

Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi – Mahfudh).”

• Besojmë se: Allahu flet ç’të dojë, kur të dojë, me kë të dojë: prej atyre që u ka folur Allahu është Musai, këtë e dokumenton Kurani që thotë:

وَكَلَّمَ ٱللَّهُ مُوسَىٰ تَكۡلِيمٗا ١٦٤ سورة النساء 164

“…E Musait i foli Allahu me fjalë.” Ajeti tjetër kuranor thotë gjithashtu:

وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُ١٤٣ سورة الأعراف 143

“E kur Musai erdhi në kohën që i caktuam, dhe i foli Zoti i vet…”

وَنَٰدَيۡنَٰهُ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنِ وَقَرَّبۡنَٰهُ نَجِيّٗا ٥٢ سورة مريم 52

“Dhe Ne e thirrëm (Musain) nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t’i folur (për të dëgjuar bisedën tonë).”

• Besojmë se:

 وَلَوۡ أَنَّمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن شَجَرَةٍ أَقۡلَٰمٞ وَٱلۡبَحۡرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦ سَبۡعَةُ أَبۡحُرٖ مَّا نَفِدَتۡ كَلِمَٰتُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٢٧ سورة لقمان 27

“Sikur të gjithë drunjtë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete (e të bëhen që të gjitha ngjyrë), nuk do të (arrinin) të mbaronin fjalët e Allahut (do të shteronin detet, do të soseshin lapsat e jo mrekullitë dhe fjalët e Zotit). Allahu është Ngadhënjyesi, i Urti.”

• Besojmë se fjalët e Allahut (janë) më të plotat, më të drejtat, më të vërtetat…, këtë e vërteton Kurani që thotë:

وَمَنۡ أَصۡدَقُ مِنَ ٱللَّهِ حَدِيثٗا ٨٧ سورة النساء 87

“…E kush mund të jetë më i vërtetë se Allahu në thënie?”

• Besojmë se Kurani është fjala e Zotit që ia ka thënë Xhibrilit, e pastaj Xhibrili e ka zbritur atë në zemrën e profetit Muhamed, salallahu alejhi ve selem. Thotë Allahu në lidhje me këtë:

قُلۡ نَزَّلَهُۥ رُوحُ ٱلۡقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِٱلۡحَقِّ لِيُثَبِّتَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ ١٠٢ سورة النحل 102

“Thuaj: “Atë (Kuranin) e solli ‘Ruhul kudus’, shpirti i shenjtë (Xhibrili) plot vërtetësi nga Zoti yt…”

• Besojmë se Allahu është i lartë me qenien e Vet nga krijesat e Tij:

لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ ٤ سورة الشورى 4

“Ai është më i Larti, më i Madhi.”

 وَهُوَ ٱلۡقَاهِرُ فَوۡقَ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ ١٨ سورة الأنعام 18

Ai është Mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai i di hollësisht punët e Tij dhe të robërve të Vet.

• Besojmë se Allahu ka krijuar shtatë qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë dhe pastaj është ngritur mbi Arshin e Vet.

خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۖ ٣ سورة يونس 3

 “(Allahu) Krijoi qiejt e Token brenda gjashtë ditësh e pastaj u ngrit mbi Arshin. Ai rregullon gjendjen.”

E ngritja dhe vendosja e Tij mbi Arshin është (një) mënyrë e fshehtë, për këtë nuk di askush përpos Tij.

• Besojmë se Allahu xheleshanuhu, megjithëse është i ngritur mbi të gjitha krijesat, Ai i kupton punët e krijesave të Tij, dëgjon zërat e tyre, ua rregullon gjendjen, furnizon kë të dojë, kujt të dojë i jep pasuri, në dorë të Tij është çdo gjë. Ai është i plotfuqishëm, Atij nuk i përngjet askush:

لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ١١ سورة الشورى 11

“…Asnjë send nuk është si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.”

 

Pra, themi se Allahu është i ngritur mbi të gjitha krijesat, e nuk themi siç thonë disa grupe njerëzish se gjoja Allahu është në Tokë me krijesat e Tij dhe as se (Ai) ndodhet në çdo vend, sepse, sikur të thoshim që Ai ndodhet në çdo vend, atëherë do të thoshte që Ai ndodhet edhe në vendet e ndyra, e një gjë e tillë është e pamundur, por themi dhe besojmë, ashtu siç na ka mësuar Kurani dhe hadithi i Profetit, salAllahu alejhi ue selem, se Allahu është i ngritur lart me qenien e Vet, ndërsa me dijen e Vet është gjithkund.

…vazhdon

Marrë nga libri: BESIMI I EHLI SUNNETIT

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *