Kur është e pëlqyeshme që të merret abdes?


1.Para se të flesh.

Profeti -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Kur të shtihesh në shtrat, merr abdes ashtu sikur duhet të marrësh për namaz, e pastaj shtrihu në krahun e djathtë…”(Mutefekun alejhi)

2.Nëse ai që është xhunub dëshiron që të hajë ose të pijë, apo të flejë ose të ketë sërish kontakt seksual.

Aishja -radijAllahu anha- thotë: “I Dërguari I Allahut -salAllahu alejhi ue selem- kur ishte xhunub dhe donte të hante ose të flinte, merrte abdes njësoj si për namaz.”(Muslimi)

3.Të marr abdes pas ngrënies së gjërave që I ka prekur zjarri.

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- thotë: “E kam dëgjuar Profetin -salAllahu alejhi ue selem- duke thënë: “Merrni abdes nga ai ushqim që e ka prekur zjarri.” (Muslimi)

4.Të merret abdes për çdo namaz.

Burejdeja -radijAllahu anhu- thotë: “Profeti -salAllahu alejhi ue selem- merrte abdes për çdo namaz…” (Muslimi)

5.Për çdo prishje të abdesit.

Burejdeja -radijAllahu anhu- thotë: “Një ditë gdhiu profeti -salAllahu alejhi ue selem- dhe e thirri Bilalin -radijAllahu anhu- e I tha: “Me çfarë ma kalove në xhenet, dje hyra në xhenet dhe dëgjova trokitjen e nallaneve të tua.” Bilali I tha: “Pas çdo ezani kam falur dy rekate dhe pas çdo prishje të abdesit kam marrë abdes.” I Dërguari I Allahu I tha: “Për këtë gjë, pra.” (Tirmidhiu)

6.Pas vjelljes.

Ebu Derda -radijAllahu anhu-thotë: “Muhamedi -salAllahu alejhi ue selem- një ditë prej ditësh volli, e prishi agjërimin dhe mori abdes.” (Tirmidhiu)

7. Ai që e mban të vdekurin.

Profeti -salAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Ai që lan të vdekurin le të lahet, kurse ai që e ka mbajtur le të marrë abdes.” (Ahmedi)

 

“Përmbledhje e Fik’hut” Shejh Abdul-Adhim Bedevi (Allahu e ruajttë!)

 

Marrë nga: xhamiambret.com

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *