Pyetje: Përse është e ndaluar vajtja te falltarët?

 

Përgjigje: Falltarët, siç është transmetuar në disa hadithe të sakta, kanë lidhje me xhindet, të cilët, pasi ngjiten në qiell dhe dëgjojnë bisedat e engjëjve me njëri-tjetrin,[1] zbresin në tokë dhe u tregojnë falltarëve atë që kanë dëgjuar në qiell. Në të njëjtën kohë, ata shtojnë edhe njëqind gënjeshtra të tjera, kështu që fjalët e vërteta që kanë dëgjuar nga engjëjt përzihen me gënjeshtra nga më të ndryshmet. Falltarët i përdorin këto pak të vërteta për të mashtruar njerëzit e paditur, të cilët besojnë se me të vërtetë ata mund të dinë Dijen e Fshehtë, gjë që s’është e vërtetë, pasi falltarët, siç thamë më lartë, nuk bëjnë gjë tjetër, pos që përcjellin fjalët e xhindeve.

Pra vajtja te falltarët është e ndaluar, pasi bëhet shkak për largimin e njerëzve nga rruga e drejtë.

 

Albani

 

 


[1] Engjëjt nuk e dinë Dijen e Fshehtë. Ata dinë vetëm ato gjëra që ua tregon Allahu -subhanehu ve teala-. Para dërgimit të Muhamedit -salAllahu alejhi ue selem-, xhindet ishin të lirë që të dëgjonin sa të donin nga bisedat e engjëjve, por pas dërgimit të tij, Allahu -subhanehu ve teala- vendosi disa yje për të goditur çdo shejtan që mundohet të dëgjojë bisedat e engjëjve. Megjithatë, në disa raste Allahu -subhanehu ve teala- i lejon xhindet që të dëgjojnë disa gjëra, të cilat ata ua përcjellin magjistarëve dhe falltarëve. Kjo gjë sqarohet më së miri në suren El-Xhin.

Pyetje dhe përgjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *