Kundërshtimi i ligjeve të Allahut -subhanehu ve teala-


Pyetje:  Si është vendimi i Islamit për ata njerëz që thonë se disa dispozita të Legjislacionit Islam, si p.sh. ndryshimi midis mashkullit dhe femrës në ndarjen e trashëgimisë, janë të vjetruara dhe kanë nevojë të rishikohen e të ndryshohen në mënyrë që të përshtaten me nevojat e njerëzve në këtë fundshekull?

Përgjigje: Askush nuk ka të drejtë që të ndryshojë apo të kundërshtojë dispozitat e përcaktuara nga Allahu -subhanehu ve teala- dhe i Dërguari i Tij -salAllahu alejhi ue selem- në Kuran dhe Sunet, për të cilat kanë rënë dakord njëzëri të gjithë dijetarët muslimanë (si p.sh. namazi, zekati, agjërimi, ndarja e trashëgimisë etj.), pasi ato përbëjnë legjislacionin më të përsosur të njohur nga njerëzimi, i cili do të jetë i vlefshëm deri në Ditën e Kijametit. Në këtë dispozitë hyn edhe shembulli i përmendur nga pyetësja, pasi ndarja e trashëgimisë bën pjesë në dispozitat e lartpërmendura, andaj detyra e çdo muslimani është që të besojë dhe të punojë në përputhje me të, pa shfaqur as pakënaqësinë më të vogël.

Të gjithë ata që mendojnë se këto rregulla duhet të rishikohen apo të ndryshohen, janë jobesimtarë, sepse kundërshtojnë Allahun -subhanehu ve teala-, Pejgamberin -salAllahu alejhi ue selem- dhe Ixhmain e dijetarëve muslimanë.[1]

 

Ibën Bazi


[1] Ixhmai është rënia dakord e dijetarëve muslimanë për një çështje të caktuar. Ai është burimi i tretë i Legjislacionit Islam, pas Kuranit dhe Sunetit.

Pyetje dhe përgjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *