RREGULLAT PËR LEXIMIN E KURANIT


1. Të lexojë Kuran me avdes.

2. Të pastrojë gojën me misvak (a brushë), para se të fillojë leximin e Kuranit.

3. Të lexojë Kuran në vende të pastra.

4. Të ulet drejt Kibles me devotshmëri, butësi, seriozitet dhe kokulur.

5. Të shqiptojë me zë EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM, që do të thotë: Kërkoj prej Allahut që të më mbrojë prej shejtanit të mallkuar.

6. Të lexojë me tertil (rrjedhshëm).

7. Të logjikojë rreth asaj që lexon.

8. Kur të lexojë Kuran, të qajë a të bëjë sikur qan.

9. Të lexojë me zë të bukur.

10. Të lexojë me zë, nëse nuk pengon ata që falen, lexojnë a flenë.

11. Të lexojë duke shikuar në Kuran, meqë shikimi në të është ibadet (adhurim).

12. Të mos bisedojë me dikë gjatë leximit, përveçse në raste urgjente.

13. Të mos qeshë e as të mos luajë gjatë leximit të Kuranit, e as të mos shikojë në gjërat që e ia tërheqin vëmendjen.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *