BESIMI NË ALLAHUN XHELESHANUHU -II-


• Besojmë, siç na ka treguar Profeti -salAllahu alejhi ue selem- se Allahu i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin më të afërt të Tokës, në pjesën e fundit të natës, dhe thotë:

(( من يدعوني فأستجيب له من يسألني فأعطيه من يستغفرني فأغفر له ))

 ))Kush Më thërret Mua, i përgjigjem; kush Më lutet Mua, i jap atë; kush Më kërkon pendesë, e fal.((

• Besojmë se Allahu do të vijë në Ditën e Gjykimit, edhe engjëjt, për t’i gjykuar njerëzit:

كَلَّآۖ إِذَا دُكَّتِ ٱلۡأَرۡضُ دَكّٗا دَكّٗا ٢١  وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلۡمَلَكُ صَفّٗا صَفّٗا ٢٢ وَجِاْيٓءَ يَوۡمَئِذِۢ بِجَهَنَّمَۚ يَوۡمَئِذٖ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكۡرَىٰ ٢٣

Dhe kur të vijë Zoti yt, dhe engjëjt të qëndrojnë radhëradhë (Ditën e gjykimit)! Dhe atë ditë sillet Xhehenemi, e atëherë njeriut i bie në mend, por nga (i erdhi tash atij) ai kujtim? (sepse për çdo gjë është tepër vonë).” [El Fexhr; 21-23]

• Besojmë se Allahu:

إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ ١٠٧

“Punon atë që dëshiron.” [Hud; 107] Dhe Dëshira e Tij është dy llojesh:

1 – Natyrore, dhe brenda kësaj dëshire ose këtij pëlqimi, ndodhin ngjarje të ndryshme, po ky lloj

pëlqimi nuk është kusht që të jetë i dashur tek Allahu, sepse nganjëherë ndodhin gjëra që Allahu

nuk i do, megjithëqë lejon që të ndodhin, si p.sh. mbytja, vrasja etj…; thotë Allahu:

وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقۡتَتَلُواْ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يُرِيدُ ٢٥٣

“…E sikur të dëshironte Allahu, ata nuk do të mbyteshin, por Allahu punon ç`dëshiron.” [Bekare; 253]

وَلَا يَنفَعُكُمۡ نُصۡحِيٓ إِنۡ أَرَدتُّ أَنۡ أَنصَحَ لَكُمۡ إِن كَانَ ٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغۡوِيَكُمۡۚ هُوَ رَبُّكُمۡ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٣٤

“Nëse përpiqem t’ju këshilloj po qe se Allahu do t’ju humbë (sepse ju nuk i jeni përgjigjur ftesës së

Tij), këshilla ime nuk ju bën dobi. Ai është Zoti juaj..” [Hud; 34]

2 – Fetare, dhe nuk është e domosdoshme që të ndodhë, sepse njeriu, p.sh. është i urdhëruar të falet, por ai mund të mos e bëjë këtë. Mirëpo këtë lloj dëshire (përmbushjen e saj) Allahu e pëlqen dhe dëshiron që gjërat që bëjnë pjesë në këtë lloj dëshire, të ndodhin (të bëhen). P.sh. Allahu -xheleshanuhu- thotë:

وَٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيۡكُمۡ … ٢٧

“Allahu dëshiron t’jua pranojë pendimin”. [Nisa; 27]

D.m.th. Zoti (dëshiron) t’ua falë mëkatet njerëzve, mirëpo ata janë të detyruar që të pendohen njëherë, në mënyrë që pastaj të vijë mëshira e Zotit e t’ua falë mëkatet. Që të dy këto lloje dëshirash: natyrore dhe fetare, janë brenda urtisë së Zotit, sepse Allahu -xheleshanuhu- nuk ka krijuar asnjë send në këtë hapësirë shkel e shko, as nuk ka kërkuar prej nesh që ta adhurojmë Atë (me gjë tjetër) përpos me urtësi, pavarësisht nëse ne e dimë atë apo jo, sepse njeriu si i tillë nuk është në gjendje të njohë çdo fshehtësi, sepse çdo fshehtësi e urtësi e njeh dhe e di vetëm Allahu; këtë e argumenton ajeti kuranor, që thotë:

أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَحۡكَمِ ٱلۡحَٰكِمِينَ ٨

“A nuk është Allahu më i Urti i gjykuesve?” [Tin; 7]

… وَمَنۡ أَحۡسَنُ مِنَ ٱللَّهِ حُكۡمٗا لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ ٥٠

“A ka gjykim më të mirë se ai i Allahut për një popull që beson i bindur (për ata që e dinë)?” [Maideh; 50]

• Besojmë se njerëzit e mirë (myslimanët) i do Allahu, edhe ata e duan Atë:

قُلۡ إِن كُنتُمۡ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحۡبِبۡكُمُ ٱللَّهُ … ٣١

“Thuaj (Ti, o Muhamed): nëse e doni Allahun, ejani pas meje, që Allahu t`ju doje.” [Ali Imran; 31]

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَن يَرۡتَدَّ مِنكُمۡ عَن دِينِهِۦ فَسَوۡفَ يَأۡتِي ٱللَّهُ بِقَوۡمٖ يُحِبُّهُمۡ وَيُحِبُّونَهُۥٓ… ٥٤

“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes), s’ka dyshim se Allahu do të sjellë një popull që Ai e do, edhe ata e duan Atë (Zotin).” [Maideh; 54]

وَأَقۡسِطُوٓاْۖ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُقۡسِطِينَ ٩

Veproni drejt, Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” [Huxhurat; 9]

وَأَحۡسِنُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٩٥

“Bëni mirë, Allahu i do mirëbërësit.” [Bekare; 195]

Nga të gjitha këto ajete kuptuam se Allahu i do njerëzit e mirë myslimanë dhe se ata e duan Atë.

• Besojmë se Allahu dëshiron që ne të kryejmë punët dhe veprat që (na) ka urdhëruar, dhe të heqim dorë nga ato që i ka ndaluar:

إِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمۡۖ وَلَا يَرۡضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلۡكُفۡرَۖ وَإِن تَشۡكُرُواْ يَرۡضَهُ لَكُمۡۗ ٧

“Nëse ju nuk E besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju, megjithëkëtë Ai nuk është i kënaqur me

mosbesimin e robërve të Vet, po nëse (jeni) mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen këtë për ju.” [Zumer; 7]

وَلَٰكِن كَرِهَ ٱللَّهُ ٱنۢبِعَاثَهُمۡ فَثَبَّطَهُمۡ وَقِيلَ ٱقۡعُدُواْ مَعَ ٱلۡقَٰعِدِينَ ٤٦

“Por Allahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, prandaj i zmbrapsi dhe u është thënë: rrini me të paaftit

(fëmijët, gratë, pleqtë).” [Teube; 46]

• Besojmë se Allahu i do ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira:

رَّضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ ذَٰلِكَ لِمَنۡ خَشِيَ رَبَّهُۥ ٨

“Zoti është i kënaqur ndaj tyre dhe ata të kënaqur prej Tij. E kjo ka të bëjë me ata që kanë pasur

druajtje nga Zoti i vet.” [Bejjineh; 8]

• Besojmë se Allahu hidhërohet nga ata që meritojnë një gjë të tillë, nga mosbesimtarët,

hipokritët etj.:

… ٱلظَّآنِّينَ بِٱللَّهِ ظَنَّ ٱلسَّوۡءِۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۖ وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ… ٦

“… Mendimi i të cilëve ndaj Allahut ishte (një) mendim i keq, atyre u raftë e keqja! Allahu shprehu urrejtje ndaj tyre… [Fet’h; 6]

وَلَٰكِن مَّن شَرَحَ بِٱلۡكُفۡرِ صَدۡرٗا فَعَلَيۡهِمۡ غَضَبٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ ١٠٦

“… Por ai që i hap gjoksin mosbesimit (e pranon që të bëhet pa besimtar), ata i ka kapur hidhërimi nga Allahu dhe ata kanë një dënim të madh.”  [Nahl; 106]

• Besojmë se Allahu ka fytyrë të madhëruar e të nderuar:

 كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ ٢٦ وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ ٢٧

“Çdo gjë që ndodhet në të (tokë), është e zhdukshme. Do të mbetet (vetëm) fytyra e Zotit tënd,

që është i madhëruar e i nderuar!”  [Rrahman; 26-27]

• Besojmë se Allahu ka duar të madhëruara, të nderuara:

…بَلۡ يَدَاهُ مَبۡسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيۡفَ يَشَآءُۚ … ٦٤

“Duart e tij (të Zotit) janë të lira (jo të shtrënguara). Ai furnizon ashtu siç dëshiron.” [Maideh; 64]

وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦ وَٱلۡأَرۡضُ جَمِيعٗا قَبۡضَتُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطۡوِيَّٰتُۢ بِيَمِينِهِۦۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٦٧

“Ata nuk e çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në Ditën e kiametit e tërë Toka

ndodhet në grushtin e Tij dhe qiejt të mbërthyer në të djathtën e Tij. Ai është i lartë ndaj atyre që i bëjnë shok!.” [Zumer; 67]

• Besojmë se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre Ditën e Gjykimit:

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ ٢٢  إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٞ ٢٣

“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), që shikojnë Zotin e tyre.” [Kijameh 22-23]

• Besojmë se askush nuk është i plotë, i patëmetë si Zoti:

لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ١١

Asnjë send nuk është si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” [Shura; 11]

• Besojmë se Zotin nuk e zë as kotja as gjumi:

…لَا تَأۡخُذُهُۥ سِنَةٞ وَلَا نَوۡمٞۚ … ٢٥٥

Atë nuk e zë as kotje as gjumë. “ [Bekare; 255]

• Besojmë se Ai nuk i bën askujt të padrejtë, sepse është shumë i drejtë. Atij po ashtu nuk i shpëton asnjë punë, asnjë lëvizje pa e kuptuar.

• Besojmë se për Të nuk ka asgjë të pamundshme as në qiell dhe as në Tokë, sepse dituria dhe fuqia e Tij janë të plota:

إِنَّمَآ أَمۡرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيۡ‍ًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٨٢

“Kur Ai dëshiron ndonjë gjë, urdhri i Tij është vetëm të thotë: Bëju! Dhe ajo do të bëhet menjëherë.” [Jasin; 82]

• Besojmë se Atë nuk e zë lodhja asnjëherë:

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ وَمَا مَسَّنَا مِن لُّغُوبٖ ٣٨

Ne krijuam qiejt dhe Tokën dhe gjithë ç’ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk

ndiem lodhje.” [Kaf; 38]

• Besojmë dhe i pohojmë të gjitha cilësitë e të gjithë emrat që i ka thënë Zoti -xheleshanuhu- për

Veten ose që i ka përdorur Profeti i Tij, Muhamedi -salAllahu alejhi ue selem- për Të, por (me këtë rast) duhet të ruhemi prej dy gjërave shumë të rrezikshme:

1- Ngjashmëria, d.m.th. që njeriu të thotë me gjuhë ose me zemër se cilësitë e Zotit janë

sikur të njeriut;

2- Forma e këtyre cilësive, d.m.th. që njeriu të thotë se cilësitë e Allahut kanë këtë ose

atë formë. Pra, njeriu duhet të ruhet shumë prej këtyre dy gjërave dhe të ketë kujdes e të mos e

fusë mendjen në gjëra të tilla, sepse kësodore njeriu mund të humbë ose të devijojë nga rruga e

vërtetë.

Mohojmë çdo cilësi që ka mohuar Zoti -xheleshanuhu- nga Vetja e Tij ose që ka mohuar

Pejgamberi i Tij, Muhamedi -salAllahu alejhi ue selem-. Sidomos nëse ai mohim ka për qëllim të zhveshë Zotin nga cilësitë që i përkasin vetëm Atij (Zotit). Ne e konsiderojmë se një rrugë e tillë duhet të ndiqet detyrimisht, sepse ato që i ka pohuar ose i ka mohuar Zoti për Veten, janë njoftime që na ka dhënë Zoti. E kush është që di më mirë për Zotin sesa Ai për Veten e Tij? E Zoti na ka treguar neve për Veten e Tij në Kuran. Gjithashtu, ato që i ka pohuar ose i ka mohuar për Zotin Profeti i Tij, janë njoftime që na ka dhënë Profeti. E kush e njeh Zotin më mirë se Profeti? Askush. Nuk ka dyshim se ai, Profeti, e njeh Zotin më mirë se të gjithë njerëzit, prandaj atë që na ka treguar ai për Zotin, ne e besojmë pa farë dyshimi e diskutimi.

 …vazhdon

 

Marrë nga libri: BESIMI I EHLI SUNNETIT

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *