Kujdesë nga përputhja me pabesimtarët në festat e tyre!


Argumentet që e ndalojnë kremtimin e festave të jobesimtarëve

Kanë ardhur shumë argumente nga Sheriati Islam, të cilat tërheqin vërejtjen në mënyrë të përgjithshme nga të përngjajturit me pabesimtarët. Gjithashtu këto argumente tërheqin vërejtjen nga shoqërimi i tyre në festat e tyre në mënyrë të veçantë.

 

Prej argumenteve të ngjasimit të përgjithshëm kemi:

1. “Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur.” [El-Fatiha, 6-7]

2. “Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: “Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!” Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehenemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.” [Et-Tevbe, 49]

3. “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” [El-Xhathije, 18]

4. “O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.” [El-Maide, 51]

5. “O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni Allahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.” [El-Mumtehine, 1]

6. “Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.” [El-Muxhadele, 22]

7. “Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos i zini për miq prej tyre derisa ata të shpërngulen (si ju) për hir të Allahut, e nëse refuzojnë, atëherë kudo që t’i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.” [En-nisa, 89]

8.Transmetohet nga Sejid El-Hudriju se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Do t’i pasoni traditat e tyre që ishin para jush, pëllëmbë për pëllëmbë dhe krah për krah, do t’i pasoni ata në qoftë se hynë edhe në birë të hardhucës. Thanë: O i Dërguari i Allahut, a Jehuditë dhe Krishterët? Tha: Po kush tjetër? (transmeton Buhariu 3269 dhe Mislimi 2669).

9. Thotë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]: “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre” (transmeton Ebu Davudi 4031 dhe Ahmedi 5093).

 

Ndërsa prej argumenteve, të cilat tërheqin vërejtjen nga shoqërimi i tyre në festa, janë këto:

1. Allahu xh.sh. thotë: “Robërit e Zotit janë edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm” [El-Furkan, 72]

Thotë Ibën Sirini: Kjo është e diela e Larit apo e diela e delfinëve (festë prej festave të Krishterëve). Ndërsa Muxhahidi thotë: Ato janë festat e idhujtarëve si dhe të ngjashme me këtë e transmeton Dahaku.

2. “Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata të veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e shtetit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në rrugë të drejtë.” [El-Haxh, 67]

3. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush ndërton në tokën e idhujtarëve, feston Nejruzin (vitin e ri të Persianëve), e iu përngjan atyre, nëse vazhdon kështu deri në vdekje, do të ringjallet në Ditën e Gjykimit me ta” (Transmeton Bejhekiu në Sunenin e madh 2349).

4. Thotë Atav bin Jesari (praj Tabiinëve) se Omeri -radijAllahu anhu- (kënaqësia e Allahut qoftë mbi të) i cili ka thënë: Keni kujdes nga dokrrat (kopallat) e të huajve si dhe hyrjen në kishat e idhujtarëve gjatë festave të tyre.

 

Festat janë prej veçantive të fesë

Transmetohet nga Aisheja -radijAllahu anha- (kënaqësia e Allahut qoftë mbi të) se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “O Ebu Bekr, për çdo popull ka festë, ndërsa kjo është festa jonë” (transmeton Buhari 952 dhe Muslimi 892).

Ndërsa në thënien e Ukbetu bin Amir Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Dita e Arafatit, dita e therjes së Kurbanit si dhe ditët e Mines (vend në Mekke ku bëhet gjuajtja e gurëve me rastin e kryerjes së haxhit), janë festa të muslimanëve poashtu janë festa të ngrënies dhe pirjes.” (transmeton Ebu Davudi 2418).

Transmetohet nga Enesi se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medine e ata (muslimanët nfa Medina) i kishin dy ditë që luanin në to tha Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]: “Ç’ka janë këto dy ditë? Thanë ata: Luanim në to në kohën e injorancës, atëherë Pejgamberi [salAllahu alejhi ue selem] tha: Allahu ua ka zëvendësuar këto dy ditë me dy të tjera më të mira: ditën e Kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit.” (transmeton Ebu Davudi 1134, Nesaiu 1556 dhe Ahmedi 1241).

 

Shkaku i ndalimit nga të përngjarurit me pabesimtarë

Pra, të përngjarurit me pabesimtarë qoftë edhe në çështjet e dynjasë trashëgon dashuri dhe përkrahje ndaj tyre. Ka thënë Ibën Tejmijje: Nëse bashkohen dy njerëz në një udhëtim apo qytet të panjohur dhe kanë ngjashmëri në kapelat , rrobat apo në mjet e udhëtimit e të ngjashme me këtë, do të ketë harmoni mes tyre më shume se mes dikujt tjetër.

Sheriati Islam urdhëron dallimin me pabesimtarët dhe largimin nga punët e fesë apo dynjasë?

1. Thotë Ebu Hurejra -radijAllahu anhu-: Kur Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] e përcillte ndonjë kufomë thoshte: “Shpërndahuni me të a mos u zvarritni ashtu siç zvarriten Jehuditë me kufomat e tyre” (transmeton Ahmedi 8542).

2. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Jehudët nuk ngjyrosen prandaj kundërshtoni ata” (transmeton Buhariu3257 dhe Muslimi2103). Gjithashtu Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ngjyrosni flokët e thinjura dhe mos iu përngjani Jehudëve” (transmeton Tirmidhiu 1752, Nesaiu 5073 dhe Ahmedi 7492).

3. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Dallohuni nga Idhujtarët; lëshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet” (transmeton Buhariu 5553 dhe Muslimi 259). Ka thënë Mervedhiu: E kam pyetur Ebu Abdullahun (Imam Ahmedin) për rruarjen prapa qafës ai tha: kjo është vepër e Mexhusëve e kush i përngjan një populli ai është prej tyre.

4. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kundërshtoni Jehudët sepse ata nuk falen me këpucët dhe çorapët e tyre” (transmeton Ebu Davudi 652, Hakimi 1260 imam Dhehebiu këtë hadith e bënë të vërtetë).

5. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të librit (Krishterët dhe Jehudët) është ngrënia e syfyrit” (transmeton Muslimi 1096, Ebu Davudi 2343, dhe Hakimi 1431) Gjithnjë do të jetë feja e qëndrueshme përderisa njerëzit e shpejtojnë iftarin ngase Jehudët dhe Krishterët e vonojnë”

6. Transmetohet nga Ibën Abbasi se kur e agjëroi Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ditën e Ashurës si dhe urdhëroi për agjërimin e saj, dikush tha: O i Dërguari i Allahut ajo është një ditë të cilën e madhërojnë Jehudët dhe Krishterët, atëherë tha: “nëse e arrijmë vitin e ardhshëm, inshaAllah do të agjërojmë ditën e nëntë.” Tha Ibën Abbasi: Vitin që erdh, Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] vdiq.” (transmeton Muslimi1134) Ndërsa në Musnedin e Ahmedit qëndron se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Agjëroni ditën e Ashurës (e dhjeta) dhe kundërshtoni në të Jehudët duke agjëruar një ditë para apo pas saj” (transmeton Ahmedi 2155).

7. Transmeton Seid bin Mensurit e ky nga Ebi Abdurrahman Es-sanaxhi se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vazhdimisht ummeti (populli) im do të jetë i shtrënguar përderisa të mos presin në mbrëmje përleshjen e yjeve ngjashmëri me Jehudët, përderisa atë mos presin renditjen (dobësimin) e yjeve në mëngjes, ngjashmërinë me Krishterët, dhe të mos ua besojnë (dorëzojnë) kufomat familjeve të tyre”.

8.Gjithashtu Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Mos pini në enën e artë apo të argjendit si dhe mos hani në pjata të arit dhe të argjendit, sepse ato janë për ta (pabesimtarët) në këtë botë ndërsa për ju (muslimanët) në botën tjetër” (transmeton Buhariu 5426, Muaslimi 2067).

9. Ndërsa në një hadith tjetër mirëpo në të ka dobësi, transmeton Abdullah bin Amër se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk është prej nesh kush i përngjan tjetër kujt, mos iu përngjani Jehudëve dhe Krishterëve, sepse përshëndetja e Jehudëve është shenja me gishta, ndërsa përshëndetja e Krishterëve është shenja me dorë” (transmeton Tirmidhiu 2695).

 

Kur lejohen disa forma të përgjarurit me pabesimtarë që nuk kanë të bëjnë me fe dhe besim?

Ka thënë Ibën Tejmijje: Nëse muslimani është në një vend, me të cilin është në luftë apo vend të jobesimtarëve pa luftë, nuk është i urdhëruar që t’i kundërshtojë ata në format e jashtme nëse kjo për të është dëm. Mirëpo, i preferohet apo i obligohet atij që t’i shoqërojë ata formalisht nëse në këtë ka dobi për fenë. P.sh: Për t’i thirrur në fenë islame, zbulimi i fshehtësive për ti lajmëruar muslimanët për këto apo largimi i dëmit nga muslimanët si dhe të tjera prej qëllimeve të mira” (Iktidau Siratul- Elmustekim 1419).

 

Përktheu:

Abedin Haxhiaj

 

marrë nga: kohaislame.com

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *