7 KUSHTET E "LA ILAHE IL-LALLAH"


LA ILAHE IL LALLAH – NUK MERITON TË ADHUROHET ME TË DREJTË ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT

ALLAHU I MADHËRUAR THOTË:

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِيٓ إِلَيۡهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدُونِ ٢٥         

“NE NUK KEMI DËRGUAR ASNJË TË DËRGUAR PARA TEJE E TË MOS I KEMI SHPALLUR SE: ‘S’KA TË ADHURUAR ME TË DREJTË PËRVEÇ MEJE, ANDAJ MË ADHURONI VETËM MUA’” EL-ENBIJA-25

PËR TË KUPTUAR KËTË TEUHID (NJËSIMIN E ALLAHUT) DHE PËR TA KUPTUAR DREJT ADHURIMI E ALLAHUT DUHET DOMOSDO TA KUPTOJMË DREJT DOMETHËNIEN E FJALËS LA-ILAHE IL LALLAH.

KJO FJALI FATKEQËSISHT NË SHUMICËN E RASTEVE PËRKTHEHET DHE KUPTOHET GABIMISHT KU PËRKTHIMI PËRKUFIZOHET NË THËNIEN SE: “NUK KA ZOT POS ALLAHUT…” QË KJO PA DYSHIM SE ËSHTË E VËRTETË, POR ASSESI NUK DUHET KËTU TË PËRFUNDOJË KJO FJALË!

ALLAHU I MADHËRUAR NË KURAN E KA PËRMENDUR SE EDHE MUSHRIKËT (IDHUJTARËT) E KOHËS SË MEKKES E PRANONIN SE VETËM ZOTI ËSHTË KRIJUES DHE SE VETËM AI ËSHTË FURNIZUESI DHE SUNDUESI, MIRËPO KJO PADYSHIM SE KJO NJOHJE E TYRE NUK U MJAFTOI ATYRE QË TË MBROHEN NGA DËNIMI I ALLAHUT DHE PËRLESHJES ME BESIMTARËT E TJERË.

PËR KËTË DUHET DOMOSDO TA DIMË SE KUPTIMI DHE PËRKTHIMI I DREJTË I DËSHMISË DO TË MUND TË PËRKUFIZOHET NËSE ËSHTË SIKURSE VIJON: “NUK MERITON TË ADHUROHET ME TË DREJTË ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT”.

KY ËSHTË KUPTIMI I DREJTË I KËSAJ FJALE, MADJE SIPAS DISA DIJETARËVE OSE TË JEMI MË DIREKT SHEJH ALBANI -RAHIMEHULLAH- JANË TË MENDIMI SE PËRKTHIMI DHE ZBËRTHIM TJETËR I KËSAJ FJALË, JO SIKURSE U CEK MË LARTË DO TË KONSIDEROHEJ EDHE SI MËKAT, NGASE NJË VEPRIM I TILLË DO TË NËNKUPTONTE DEVIJIM E ASAJ QË VET ZOTI I MADHËRUAR KA DASH TË TA PËRMBAJË DHE TË ALUDOJ NË TË KJO FJALË.

PËR TU THELLUAR MË TEPËR NË KUPTIMIN E KËSAJ FJALE DHE PËR TË PASUR MË QARTË SE ÇKA KONKRETISHT KËRKOHET PREJ NEVE ME THËNIEN E KËSAJ DËSHMIE ATËHERË NA DUHET DOMOSDO QË NË VIJIM TË MERREMI ME KUSHTET E KËSAJ FJALE TË CILAT DIJETARËT E MIRËFILLTË NË BAZË TË LEXIMIT INDUKTIV TË AJETEVE DHE HADITHEVE KANË ARDHUR NË PËRFUNDIM SE KJO FJALË NUK QËNDRON PA KUSHTET E SAJ.

E KANË PYETUR DIJETARIN VEHB IBËN MUNEBBEH: ”A NUK ËSHTË FJALA LA ILAHE IL LALLAH ÇELËSI I XHENETIT?! AI IU PËRGJIGJ: “PO, MIRËPO SECILI ÇELËS I KA DHËMBËT E TI ME TË CILËN ÇELËT DERA”.

PASI QË E KEMI ÇELËSIN DUHET TË SHIKOJMË SE A I KA DHËMBËT E DUHURA PËR TA HAPUR DERËN E XHENETIT.

KUSHTET E FJALËS LA ILAHE IL-LA ALLAH

DIJETARËT ISLAM NË BAZË TË ARGUMENTEVE TË QARTA TË SHERIATIT (KUR’AN-IT DHE SUNNET-IT), KANË ARDHUR NË PËRFUNDIM SE KJO DËSHMI I KA GJITHSEJ 7 KUSHTE E ATO JANË:

KUSHTI 1: DITURIA

TI PARAPRIJË DITURIA RRETH DËSHMISË QË PO E THUA QË D.M.TH. AI I CILI E THOTË DËSHMINË DUHET TA DIJË SE VETËM ALLAHU DUHET TË ADHUROHET DHE NUK LEJOHET QË TË BËHET SHOK ATIJ ASKUSH NË KËTË ADHURIM.

ALLAHU I MADHËRUAR THOTË:

فَٱعۡلَمۡ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مُتَقَلَّبَكُمۡ وَمَثۡوَىٰكُمۡ ١٩

“DIJESE NUK MERITON ME TË DREJTË TË ADHUROHET ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT. KËRKO FALJE PËR GJYNAHUN TEND DHE PËR BESIMTARËT E BESIMTARET! ALLAHU E DISE SI SILLENI JU DHE KU QËNDRONI” MUHAMMED-19

TRANSMETON UTHMAN IBËN AFFANI -RADIJALLAHU ANHU- SE I DËRGUARI -SALALLAHU ALEJHI UE SELEM- KA THËNË: “AI I CILI VDES DUKE E DITUR SE NUK MERITON TË ADHUROHET ME TË DREJTË ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT DO TË HYJE NË XHENNET ” BUHARIU

ANDAJ SECILI QË E THOTË KËTË FJALË DUHET TA DIJË QARTË SE E TËRA QË KA TË BËJË ME ADHURIMIN DUHET TI TAKOI VETËM ALLAHUT E JO DIKUJT TJETËR PËRVEÇ TIJ, NGASE VETËM KËSHTU KJO DËSHMI I BËNË DOBI THANËSIT TË SAJ DHE BËHET SHKAK PËR SHPËTIMIN E TIJ NGA ZJARRI. NDËRSA AI I CILI E THOTË KËTË DËSHMI VETËM SE FJALË GOJE DUKE MOS E DITUR SE NUK BËN TË ADHUROHET DIKUSH TJETËR PËRVEÇ ALLAHUT , ATËHERË I TILLI NUK PËRFITON NGA THËNIA E KËSAJ DËSHMIE DHE RRJEDHIMISHT NGA KJO NUK SHIHEN GJURMËT E SAJ NË JETËN E TIJ/SAJ.

KUSHTI 2: BINDJA

AI/AJO TË CILËT E DINË DOMETHËNIEN E DËSHMISË, ATËHERË POS KUPTIMIT TË SAJ DUHET TË JENË TË BINDUR NË ATË QË ALUDON AJO DËSHMI, NGASE NËSE E DIN KUPTIMIN E DREJTË TË KËSAJ DËSHMIE E PASTAJ DYSHOJNË NË ATË QË ALUDON AJO, ATËHERË EDHE KY NUK PËRFITON ATË QË DUHET NGA KJO FJALË.

ALLAHU I MADHËRUAR THOTË:

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمۡ يَرۡتَابُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ ١٥

“BESIMTARËT E VËRTETË JANË VETËM ATA QË BESOJNË ALLAHUN DHE TË DËRGUARIN TIJ DHE PASTAJ NUK DYSHOJNË POR LUFTOJNË NË RRUGËN E ALLAHUT ME PASURINË DHE JETËN E TYRE. KËTA JANË BESIMTARË TË SINQERTË“. EL-HUXHURAT-15

EBU HUREJRA -RADIJALLAHU ANHU- THOTË SE I DËRGUARI -SALALLAHU ALEJHI UE SELEM- NË NJË HADITH TË GJATË NDËR TË TJERA I KA THËNË ATIJ SE:” …ATË TË CILIN E TAKON PAS KËTIJ MURI E QË DËSHMON ME BINDJE SE NUK MERITON ME TË DREJTË TË ADHUROHET ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT, PËRGËZOJE ME XHENET.” TRANSMETON BUHARIU

KUSHTI 3: PRANIMI

MBASE E DIMË TASHMË DHE JEMI TË BINDUR NË ATË SE ÇFARË KONKRETISHT ALUDON KJO DËSHMI ATËHERË NA MBETET TË QË TA PRANOJMË ME ZEMËR DHE SHQIPTOJMË ME GJUHËN TONE TËRË ATË ME TË CILËN KA ARDHUR KJO DËSHMI.

PABESIMTARËT NUK ISHIN NË GJENDJE TA PRANONIN REALITETIN TË CILIN E SOLLI KJO FJALË, PËRKUNDRAZI ATA E MOHONIN MADJE E REFUZONIN ME KRYELARTËSI DHE PËRBUZJE.

ALLAHU I MADHËRUAR DHE I LARTËSUAR THOTË:

فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ ٣٣  إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ ٣٤ إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ ٣٥ وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۢ ٣٦

” ATË DITË TË GJITHË DO TË JENË SË BASHKU NË DËNIM. NE KËSHTU VEPROJMË ME KEQBËRËSIT. SEPSE, KUR U THUHEJ ATYRE: ”NUK MERITON ME TË DREJTË TË ADHUROHET ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT!”– ATA TREGOHESHIN MENDJEMËDHENJ DHE THOSHIN: ”VALLË, A T’I BRAKTISIM HYJNITË TONA PËR SHKAK TË POETI TË MARRË?” ES-SAFFAT-33, 34, 35, 36.

KUSHTI 4: NËNSHTRIMI

PASI QË E PRANOJNË TËRË ATË ME TË CILËN KA ARDHUR KJO DËSHMI ME ZEMËR DHE SHQIPTIM ME GJUHË, ATËHERË KANË NEVOJË QË TI NËNSHTROHEN PRAKTIKISHT KËRKESAVE TË DËSHMISË ME GJYMTYRËT TYRE.

ANDAJ KY ËSHTË KUNDËR ARGUMENT PËR ATA TË CILËT PRETENDOJNË SE “E KAM ZEMRËN E PASTËR” APO “UNË JAM MUSLIMAN”.DUHET DOMOSDO QË PRAKTIKISHT TË DËSHMOJNË KËTË PËRKATËSI DUKE REFLEKTUAR AUTOMATIKISHT VEPRAT E TYRE NË TË PËRDITSHMEN.

ALLAHU I PLOTFUQISHËM THOTË:

وَمَن يُسۡلِمۡ وَجۡهَهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ فَقَدِ ٱسۡتَمۡسَكَ بِٱلۡعُرۡوَةِ ٱلۡوُثۡقَىٰۗ وَإِلَى ٱللَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ ٢٢

“KUSH I DORËZOHET ALLAHUT, ME TËRË QENIEN E TIJ, DUKE QEN PUNËMIRË, AI ËSHTË KAPUR PËR VEGËN MË TË FORTE. TEK ALLAHU DO TË KTHEHET ÇDO GJË.” LLUKMAN-22

KY AJET QARTË DËSHMON SE VETËM ATA/ATO TË CILËT KANË PRANUAR QË TI DORËZOHEN ALLAHUT TË MADHËRISHËM DHE TË LARTËSUAR DHE BËJNË VEPRA TË MIRA, TË TILLËT JANË KAPUR PËR VEGËN MË TË FORTE E CILA NË KËTË RAST ËSHTË QARTË DËSHMIA LA ILAHE IL LALLAH.

KUSHTI 5: VËRTETËSIA

TË PRANOJË DHE TA SHQIPTOJË KËTË DËSHMI ME VËRTETËSITË PLOTË E TË PASTËR NGA ÇDO NJOLLË E GËNJESHTRËS.

ALLAHU I PLOTFUQISHËM DHE BUJAR THOTË:

الٓمٓ ١  أَحَسِبَ ٱلنَّاسُ أَن يُتۡرَكُوٓاْ أَن يَقُولُوٓاْ ءَامَنَّا وَهُمۡ لَا يُفۡتَنُونَ ٢ وَلَقَدۡ فَتَنَّا ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ فَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٣

“ELIF,LAM, MIM. VËRTETË MENDOJNË NJERËZIT, SE DO TË LIHEN TË THONË NE BESOJMË”, PA U VËNË NË PROVE?! NE I KEMI SPROVUAR ATA QË KAN QEN PARA TYRE, NË MËNYRË QË ALLAHU TË DALLOJË ATA QË THONË TË VËRTETËN DHE ATA QË GËNJEJNË.” EL-ANKEBUT-1, 2, 3.

TRANSMETON MUADH IBËN XHEBELI -RADIJALLAHU ANHU- SE I DËRGUARI -SALALLAHU ALEJHI UE SELEM- KA THËNË: ”KUSHDO QË DËSHMON ME VËRTETËSI SE NUK MERITON ME TË DREJTË TË ADHUROHET ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT DHE SE MUHAMEDI ËSHTË ROB DHE I DËRGUAR I TIJ, TË TILLIN E MBRON ALLAHU NGA ZJARRI.” TRANSMETONBUHARIU DHE MUSLIMI.

KUSHTI 6: SINQERITETI

GJATË KRYERJES SË VEPRAVE TË CILAT JANË OBLIGUAR ME THËNIEN E DËSHMISË TË JETË I SINQERTË DHE TË KRYEJ KË VEPRA VETËM PËR ALLAHUN E MADHËRUAR DHE VETËM SI PASOJË E NËNSHTRIMIT NDAJ TIJ. SHQIPTUESI I KËSAJ DËSHMIE DUHET QË TË MUNDOHET MAKSIMALISHT QË MOS TË BASHKËNGJITET NË VEPRAT E TIJ ASNJË GRIMCË SYEFAQËSIE E CILA NDIKON NË REFUZIMIN E VEPRËS SË TIJ APO CUNGIMIN E SHPËRBLIMIT.

ALLAHU I MADHËRUAR THOTË:

وَمَآ أُمِرُوٓاْ إِلَّا لِيَعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ حُنَفَآءَ ٥

“E MEGJITHATË, ATA QEN TË URDHËRUAR VETËM QË TË ADHURONIN ALLAHUN ME PËRKUSHTIM TË SINQERTË.” EL-BEJJINE-5.

KUSHTI 7: DASHURIA & URREJTJA

DASHURIA & URREJTJA TË KENË PËR BAZË DËSHMINË LAILAHE IL LALLAH.

BESIMTARI/JA MIQËSON ATA/ATO TË CILËT/CILAT JANË NË MIQËSI ME DËSHMINË DHE E KUNDËRTA I TRAJTON JO MIQ ATA/ATO TË CILËT/CILAT JANË TË KËTILLË ME DËSHMINË. AI/AJO I/E DON ATO VEPRA TË CILAT JANË NË PËRPUTHJE ME KËTË DËSHMI DHE I/E URREN ATO TË CILAT JANË NË KUNDËRSHTIM ME DËSHMIN LA ILAHE IL LALLAH.

ALLAHU I MADHËRUAR THOTË:

لَّا تَجِدُ قَوۡمٗا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ يُوَآدُّونَ مَنۡ حَآدَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَوۡ كَانُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ أَوۡ أَبۡنَآءَهُمۡ أَوۡ إِخۡوَٰنَهُمۡ أَوۡ عَشِيرَتَهُمۡۚ ٢٢

“NUK GJEN NJERËZ, QË BESOJNË NË ALLAHUN DHE NË DITËN E FUNDIT, QË TË USHQEJNË DASHURI NDAJ ATYRE, TË CILËT KUNDËRSHTOJNË ALLAHUN DHE TË DËRGUARIN TIJ, EDHE NË QOFSHIN ATA ETËRIT OSE BIJTË E TYRE, OSE VËLLEZËRIT E TYRE, OSE FAREFISI I TYRE…” EL-MUXHADELE-22.

GJITHASHTU THOTË:

قَدۡ كَانَتۡ لَكُمۡ أُسۡوَةٌ حَسَنَةٞ فِيٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥٓ إِذۡ قَالُواْ لِقَوۡمِهِمۡ إِنَّا بُرَءَٰٓؤُاْ مِنكُمۡ وَمِمَّا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ كَفَرۡنَا بِكُمۡ وَبَدَا بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمُ ٱلۡعَدَٰوَةُ وَٱلۡبَغۡضَآءُ أَبَدًا حَتَّىٰ تُؤۡمِنُواْ بِٱللَّهِ وَحۡدَهُۥٓ ٤

“SHEMBULLI I MREKULLUESHËM PËR JU ËSHTË IBRAHIMI DHE ATA QË KËNAQEN ME TË KUR I THANË POPULLIT TË VET: ”NE SHKËPUTEMI NGA JU U DHE NGA ATO QË JU I ADHURONI NË VEND TË ALLAHUT; NE JU MOHOJMË DHE ARMIQËSIA E URREJTJA MIDIS NESH ËSHTË E PËRHERSHME, DERISA TË BESONI TEK ALLAHU NJË DHE I VETËM.” EL-MUNTEHINE-4

PRA BESIMTARI/JA E URREN ÇDO FJALË APO VEPËR E CILA ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME DËSHMINË LA ILAHE IL LALLAH PAVARËSISHT SE NGA KUSH BURON KJO VEPËR A FJALË, MIRËPO KJO URREJTJE DHE ARMIQËSI NUK DUHET ATË TA SHTYJË ASESI QË T’I BËJË NDOKUJT TË PADREJTË APO NË MËNYRË TË PALIGJSHME T’IA CENOJË ATIJ JETËN, NDERIN APO PASURINË.

KËTO JANË KUSHTET E DËSHMISË ISLAME LA ILAHE ILLALLAH DHE VETËM TË BASHKUAR MUNDËSOJNË QË KJO DËSHMI TI JEP FRYTET E SAJA DHE TI BËJË DOBI THANËSIT TË SAJNË KËTË BOTË DHE NË BOTËN TJETËR.

Literatura është shkëputur nga skripta e kursit të avancuar islam këtu në Prishtinë përgatitur nga hoxhë Enis Rama

 

Marrë nga: kohaislame.com

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *