Pesë thirrjet e banorëve të Xhehenemit….


Falënderimi dhe lavdërimi-hamdi i takon vetëm Allahut të Madhëruar, vetëm Allahun e falënderojmë dhe e lavdërojmë me një lavdërim që i përket vetëm Madhërisë së Tij.

Salavatet – Përshëndetjet ia dërgojmë krijesës më të dashur, Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], familjes se tij të ndershme, shokëve të tij besnik dhe të gjithë atyre që e ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e kataklizmës së madhe të Kijametit.

Ka thënë Muhamed bin K’ab: Banorët e Xhehenemit i kanë pesë thirrje, ku Allahu i Madhëruar u përgjigjet vetëm në katër prej tyre, ndërsa për pyetjen e peste nuk i përgjigjet dhe nuk u flet më kurrë.

Banorët e Xhehenemit fillojnë me pyetjen e parë dhe thonë:

قَالُواْ رَبَّنَآ أَمَتَّنَا ٱثۡنَتَيۡنِ وَأَحۡيَيۡتَنَا ٱثۡنَتَيۡنِ فَٱعۡتَرَفۡنَا بِذُنُوبِنَا فَهَلۡ إِلَىٰ خُرُوجٖ مِّن سَبِيلٖ ١١

“Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë, e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?” [Gafir, 11]

E Allahu i madhëruar u përgjigjet kështu:

ذَٰلِكُم بِأَنَّهُۥٓ إِذَا دُعِيَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُۥ كَفَرۡتُمۡ وَإِن يُشۡرَكۡ بِهِۦ تُؤۡمِنُواْۚ فَٱلۡحُكۡمُ لِلَّهِ ٱلۡعَلِيِّ ٱلۡكَبِيرِ ١٢

“Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar Allahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e Allahut, të lartit, të madhëruarit!” [Gafir, 12]

Pastaj banoret e Xhehenemit kërkojnë për herë të dytë prej Allahut [subhanehu ve teala] dhe thonë:

رَبَّنَآ أَخِّرۡنَآ إِلَىٰٓ أَجَلٖ قَرِيبٖ نُّجِبۡ دَعۡوَتَكَ وَنَتَّبِعِ ٱلرُّسُلَۗ ٤٤

“Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t’i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t’i pasojmë të dërguarit!” [Ibrahim, 44]

E Allahu i Madhëruar u përgjigjet:

أَوَ لَمۡ تَكُونُوٓاْ أَقۡسَمۡتُم مِّن قَبۡلُ مَا لَكُم مِّن زَوَالٖ ٤٤

“A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?” [Ibrahim, 44]

Pastaj banorët e Xhehenemit thonë:

رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا نَعۡمَلۡ صَٰلِحًا غَيۡرَ ٱلَّذِي كُنَّا نَعۡمَلُۚ ٣٧

“O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!” [Fatir, 37]

Allahu i Madhëruar u përgjigjet kështu:

أَوَ لَمۡ نُعَمِّرۡكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَآءَكُمُ ٱلنَّذِيرُۖ فَذُوقُواْ فَمَا لِلظَّٰلِمِينَ مِن نَّصِيرٍ ٣٧

“Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.” [Fatir, 37]

Pastaj thonë banorët e Xhehennemit:

قَالُواْ رَبَّنَا غَلَبَتۡ عَلَيۡنَا شِقۡوَتُنَا وَكُنَّا قَوۡمٗا ضَآلِّينَ ١٠٦ رَبَّنَآ أَخۡرِجۡنَا مِنۡهَا فَإِنۡ عُدۡنَا فَإِنَّا ظَٰلِمُونَ ١٠٧

“Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!” [El-Mu’minun, 106-107]

Allahu i Madhëruar përgjigjet kështu:

قَالَ ٱخۡسَ‍ُٔواْ فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ ١٠٨

“Heshtni aty e mos më folni!” [El-Mu’minun, 108]

Dhe pas kësaj ata nuk do të flasin më kurrë, dhe aty në xhehenem do të qëndrojnë përgjithmonë dhe do të dënohen me një dënim të madh.

Transmeton Malik ibn Enes [Allahu e mëshiroftë] se ka thënë Jezid ibn Eslem për fjalën e Allahut [subhanehu ve teala]: “Për ne është njësoj u pikëlluam thellë apo duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim).” [Ibrahim, 21] dhe “Heshtni aty e mos më folni!” [El-Mu’minun, 108]

Na është përshkruar gjendja e xhehenemlijëve nga ana e Allahut se banorët e Xhehenemit kërkojnë të dalin nga zjarri i Xhehenemit, por ata nuk mund të dalin asnjëherë. Allahu [subhanehu ve teala] përshkruan kërkesën e tyre: “O Zoti ynë, nxirrna e te bëjmë vepra te mira, e jo si ato që i bënim! Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa ai qe ka dashur të mendojë gjatë asaj kohë, madje juve ju ka ardhur Pejgamber (të dërguar), pra shijoni dënimin, se për zullumqaret nuk ka ndihmëtar.” [Fatir, 37]

Banorët e Xhehenemit para kësaj ngjarje kërkojnë nga roja i Xhehenemit, nga Maliku që të ndërmjetëson për ta te Zoti i Madhëruar që t’ua lehtësojë Allahu dënimin së paku një ditë.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an, në Suren (Kaptinen) Gafir, ajeti 49-50:

وَقَالَ ٱلَّذِينَ فِي ٱلنَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ٱدۡعُواْ رَبَّكُمۡ يُخَفِّفۡ عَنَّا يَوۡمٗا مِّنَ ٱلۡعَذَابِ ٤٩ قَالُوٓاْ أَوَ لَمۡ تَكُ تَأۡتِيكُمۡ رُسُلُكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ قَالُواْ بَلَىٰۚ قَالُواْ فَٱدۡعُواْۗ وَمَا دُعَٰٓؤُاْ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٍ ٥٠

“Dhe ata që janë në zjarr, i thonë rojeve të Xhehenemit: Luteni Zotin tuaj që të na lehtëson dënimin së paku një ditë! Ata(rojet e xhehenemit) thonë: A nuk ju patën ardhur juve të dërguarit tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: Po (na kanë ardhur). U thotë roja e xhehenemit: “E pra, luteni ju vet, por lutja e jobesimtareve është e kotë.”

Dhe thonë banorët e Xhehenemit: O Malik, pse nuk po na ndihmon? Fillojnë banorët e Xhehenemit të bërtasin dhe thonë:

وَنَادَوۡاْ يَٰمَٰلِكُ لِيَقۡضِ عَلَيۡنَا رَبُّكَۖ قَالَ إِنَّكُم مَّٰكِثُونَ ٧٧

“Dhe ata thërrasin: “O Malik, lë te na e merr shpirtin Zoti yt! Ai thotë: Ju do te jeni aty (ne Xhehenem) përgjithmonë.” [Zuhruf, 77]

Ka thënë A’mashi [radijallahu anhu] në komentin e këtij ajeti: Kur luten banoret e Xhehenemit, në mes lutjes se tyre dhe përgjigjes së rojës së Xhehenemit (Malikut) zgjatë 1000 vjet.

Gjithashtu transmetohet se Abdullah ibni Amri ka thënë: Banorët e Xhehenemit e thërrasin Malikun dhe nuk iu përgjigjet 40 vjet, pastaj thotë: Ju jeni aty përgjithmonë, pastaj e lusin Zotin [xhel-le shanuhu] dhe thonë: “O Zoti ynë, na nxirr prej tij , e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë.” [Mu`minun, 107] Allahu nuk iu përgjigjet atyre një kohë të gjatë, pastaj u thotë: Heshtni aty e mos me folni! E pastaj banoret e Xhehenemit mbesin të dëshpëruar dhe aty klithin të dëshpëruar, që zërat e tyre aty në Xhehenem iu përngjajnë zërit të gomarit.

 

Allahu na ruajt dhe na beftë prej banorëve të Xhenetit dhe na ruajt prej banorëve të Xhehenemit, Amin!

Marrë nga: kohaislame.com

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *