HADITHI I NJËMBËDHJETË


Nga Muadh ibn Xhebeli -radijAllahu anhu- transmetohet se ka thënë: ‘O i Dërguar i Allahut -salAllahu alejhi ue selem-, më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri!” Ai -salAllahu alejhi ue selem- tha: Ke pyetur për një punë të madhe. Mirëpo ajo është e lehtë për atë të cilit Allahu i Madhëruar ia ka lehtësuar: Ta adhurosh Allahun të Vetëm duke mos i bërë shirk Atij, të falësh namazin, të japësh zeqatin, të agjërosh Ramazanin, të vizitosh Qaben (të kryesh haxhin). E pastaj vazhdoj dhe i tha: “A dëshiron të të udhëzoj kah dyert e së mirës? Agjërimi është mburojë, lëmosha shuan gabimin ashtu siç shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës”, pastaj lexoi ajetin:

﴿تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمۡ عَنِ ٱلۡمَضَاجِعِ يَدۡعُونَ رَبَّهُمۡ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ١٦ فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٞ مَّآ أُخۡفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعۡيُنٖ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٧

“Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” [Sexhdeh:16-17]

Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- përsëri vazhdoi dhe tha: “a do të tregoj për gjënë kryesore, shtyllën dhe kulmin?” U përgjigja: ‘Gjithqysh o i Dërguar i Allahut!’ Në këtë ai tha: “Kreu i çështjes është islami, shtylla e tij është namazi, kurse kulminacioni i tij është xhihadi.” Pastaj tha: “A të tregoj për atë që i zotëron të gjitha këto?”[1] Thashë: ‘Gjithqysh o i Dërguar i Allahut!’, e kapi gjuhën pastaj tha: “Ruaje këtë.” I thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, a thua edhe për këtë përgjegjës do të jemi?’ Ai tha: “mos të të pastë nëna o Muadh, a përmbysen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo tha: me vrimat e hundëve të tyre për diçka tjetër përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?”.’


[1] Kjo dëshmon se kujdesi, sundimi dhe ruajtja e gjuhës është esenca e çdo të mire dhe se ai i cili e ruan gjuhën e tij i ka nën sundim dhe kontroll të gjithë çështjet e tija.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *