DITA E DYTË


2 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” [Kuran, 2: 185]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të vijë Ramazani hapen portat e Xhenetit, mbyllen portat e zjarrit dhe prangosen shejtanët.”[1]

Lot

Këta lot i derdh për ata njerëz që nuk e njohin vlerën dhe shenjtërinë e këtij muaji të bekuar, e pritën atë si të gjithë muajt tjerë, me mëkate e mosbindje ndaj Allahut të Madhërishëm, madje ata vetëm sa u larguan edhe më shumë nga Allahu me mosbindjen e tyre, me bidatet që i shpikën, me gjynahet dhe të këqijat që i vepruan.

Vargje

O njeri i hutuar, ndalu pak dhe mendo

Ta marrësh të keqën për të mirë, kështu mos vazhdo

Vërtet është çudi kur njeriu që shikon

Nga rruga e vërtetë kaq lehtë devijon!

 


[1] Muttefekun alejhi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *