DITA E PARË


1 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.” [Kuran, 2: 183, 184]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të vijë nata e parë e muajit të Ramazanit prangosen shejtanët dhe xhinët rebelë, mbyllen portat e zjarrit dhe nuk hapet asnjëra nga to, hapen portat e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjëra nga to, pastaj thërret një thirrës: O ti që e do të mirën nxito, o ti që e do të keqen ndalo! Allahu liron njerëz nga zjarri, madje për çdo natë (të Ramazanit).[1]

Synimi

Le të jetë synimi yt që të dalësh nga ky muaj me mëkate të falura dhe të shndërruara në sevape (shpërblime)!

Shtesë

Selefët, gjashtë muaj e lutnin Allahun ta arrinin Ramazanin dhe gjashtë të tjerë t’ua pranonte atë.

 


[1] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu, ndërsa Albani e cilëson si “hasen” (të mirë).

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *