DITA E KATËRT…


4 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. [Kuran, 2: 187]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai që e ushqen një agjërues e ka shpërblimin e njëjtë me të, pa iu zvogëluar agjëruesit aspak shpërblimi.”

Solidarësi

Dikush nga selefët është pyetur: “Përse është ligjëruar agjërimi?” Ai është përgjigjur: “Që i pasuri ta shijojë urinë e të mos e harrojë të uriturin.”

Vëlla i dashur dhe motër e nderuar, sa herë ju bie ndërmend për nevojtarët?!

Garoni për te i Gjithmëshirshmi

Haseni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu e bëri muajin e Ramazanin maratonë për robërit e Vet, në të cilën ata garojnë të nënshtruar ndaj Allahut për të fituar kënaqësinë e Tij. Disa njerëz garuan dhe fituan, ndërsa disa të tjerë mbetën mbrapa dhe humbën. Sa e çuditshme është puna e atij që qesh e dëfrehet në ditën kur fitojnë të devotshmit dhe humbasin dështakët.”

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *