DITA E GJASHTË


6 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun. [Kuran, 33:41]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i atij që e përmend Allahun dhe i atij që nuk e përmend Atë është sikurse shembulli i të gjallit dhe i të vdekurit.”[1]

Thënie nga brezat e parë

Ebu Derdaja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Për çdo gjë ka ngushëllim, e ngushëllimi i zemrave është dhikri (përmendja e Allahut të Lartësuar).”

Thënie e urtë

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Zemrën e ngurtësojnë dy gjëra: pakujdesia dhe mëkatet, kurse e ngushëllojnë dy të tjera: kërkimi i faljes dhe përmendja e Allahut.”

Dobi

Dhikri (përmendja e Allahut) ka të mira të shumta, prej tyre: e përzë shejtanin, e gëzon të Gjithëmëshirshmin, i largon brengat dhe mërzinë, e tërheq gëzimin dhe lumturinë dhe shkakton dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut.


[1] Muttefekun alejhi. 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *