DITA E SHTATË


7 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm. [Kuran, 2:187]

Hadith

Nga ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ishte njeriu më bujar, e veçanërisht në Ramazan, kur e takonte Xhibrili e ia mësonte Kuranin. I Dërguari i Allahut ishte më bujar në mirësi sesa flladi i erës.”[1]

Ndodhi nga brezat e parë

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur agjëronte gjithherë hante iftar me skamnorët, madje nëse e pengonte ndonjëherë familja e tij nga ta, atë natë nuk hante ushqim!

Shndritje

Imam Shafiu thoshte: “Kam dëshirë që njeriu ta shtojë bujarinë gjatë Ramazanit, që ta ndjekë kështu rrugën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe ngaqë njerëzit kanë nevojë të bëjnë vepra që janë në të mirën e tyre dhe gjithashtu për shkak se njerëzit janë të angazhuar me agjërim e me namaz, duke i lënë anash fitimet e dunjasë.”


[1] Muttefekun alejhi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *