DITA E TETË


8 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu). [Kuran, 51: 17,18]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Atij që falet në Ramazan me besim dhe duke llogaritur në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”[1]

Krahasim

Në kohën e tabi’inëve këndohej sureja el-bekare në tetë rekate të teravive, po qe se imami e lexonte atë në dymbëdhjetë rekate, iu dukej se ka lexuar pak Kuran.

Gjithashtu, disa nga selefët bënin hatme (e lexonin tërë Kuranin) në namaz çdo tri net, disa të tjerë çdo shtatë net e disa të tjerë çdo dhjetë net, kurse në shumicën e xhamive tona nuk bëhet asnjë hatme.

 


[1] Muttefekun alejhi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *