Takim i bereqetit


Na rrëfen Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte:

(كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَجْوَدَ النَّاسِ بِالْخَيْرِ وَأَجْوَدُ مَا يَكُونُ فِي شَهْرِ رَمَضَانَ لِأَنَّ جِبْرِيلَ كَانَ يَلْقَاهُ فِي كُلِّ لَيْلَةٍ فِي شَهْرِ رَمَضَانَ حَتَّى يَنْسَلِخَ يَعْرِضُ عَلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الْقُرْآنَ فَإِذَا لَقِيَهُ جِبْرِيلُ كَانَ أَجْوَدَ بِالْخَيْرِ مِنْ الرِّيحِ الْمُرْسَلَةِ)

“Njeriu më bujar në mirësi, kurse edhe më bujar ishte në Ramazan, sepse Xhibrili e takonte në çdo mbrëmje të muajit Ramazan deri në përfundim të tij ku Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ia paraqiste Kuranin. Kur e takonte Xhibrili ishte edhe më bujar në mirësi se sa era që sjell pllenimin.” [Buhariu dhe Muslimi]

Pse më bujar në Ramazan?

1- Sepse është muaji më vlerë dhe më shumë shpërblime.

2- Është muaj i agjërimit dhe u ndihmon njerëzve në iftar e syfyr.

3- Allahu manifeston Bujarinë e Tij të Madhe në këtë muaj të bekuar duke liruar njerëz nga zjarri i Xhehenemit, ashtu është munduar të jetë bujar edhe Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ashtu duhet të jemi edhe ne bujar.

4- Nëpërmjet bujarisë ne shfaqim falënderimin nga Allahut për të mirat që na i ka dhënë.

5- Leximi i Kuranit para Xhibrilit ia paraqiste ahiretin para syve dhe e ç’vlerësonte dynjanë, andaj ishte i gatshëm të jep tërë dynjanë për të fituar mirësitë e ahiretit.

Çka përfitojmë nga ky hadith?

1- Bujaria e madhe e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili ishte më bujar se era që bën pllenimin.

2- Vlera e madhe e një kohe arrihet me shtimin e adhurimeve në atë kohë.

3- Duhet shtuar bujarinë në muajin e Ramazanit.

4- Takimi me njerëz të mirë të bën edhe më të mirë edhe më bujar.

5- Leximi i Kuranit në Ramazan është prej veprave të veçanta të mira.

6- Duhet lexuar Kuranin me përsëritje dhe meditim.

7- Leximi i vazhdueshëm i Kuranit na sjell mirësi në jetën tonë.

8- Njeriu përfiton shumë nga shoku i mirë.

9- Duhet vizituar shokët e mirë dhe të devotshëm.

10- Prej bereqetit të punëve të mira është se ato e sjellin njëra tjetrën.

11- Është shumë mirë që me afrimin kah fundi i ymrit të shtohen edhe më shumë veprat e mira.

12- Leximi i Kuranit është më i vlefshëm në netët e Ramazanit se sa në ditët e Ramazanit.

Këto ishin disa përfitime që mund të nxirreshin nga ky hadith dhe kjo ndodhi që ka ndodhur mes Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe Xhibrilit, alejhis-selam.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *