Agjërimi dhe morali


Agjërimi dhe morali

إنَّ الحْمدَ للهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ

يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

 

Agjërimi ndihmon muslimanin për të ndërtuar moralin e tij. Çdo adhurim zakonisht shkakton ndryshim dhe pastrim të njeriut në thellësirat e tij, në ndjenjat dhe emocionet e tija.

Është e vërtetë se morali ka prioritet në raportet ndër njerëzore dhe lidhjet shoqërore.

Poeti thotë:

إنما الأمم الأخـلاق ما بقيت **** فإن همو ذهبت أخلاقهم ذهبوا

Popujt janë moral sa të mbesin

Nëse morali u ik, edhe ata shkojnë

Islami i ka dhënë rëndësi të madhe moralit. Kur’ani e ka lavdëruar Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] duke e cilësuar si njeri me moral të lartë, duke thënë:

وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ ٤

Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (El-Kalem: 4).

Kjo pa dyshim se tregon rëndësinë që ka morali në peshojën Islame dhe se është fryt i vërtete i besimit të shëndoshë dhe adhurimit të sinqertë.

Nëse kësaj ia shtojmë edhe shumë hadithe të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] do të bindemi se kjo është e vërtetë, në të cilën nuk ka dyshim.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka bërë një lidhje shumë të qartë mes besimit dhe moralit në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre [radijallahu anhu]:

( الإيمان بضع وستون أو بضع وسبعون شعبة أعلاها لا إله إلا الله وأدناها إماطة الأذى عن الطريق، والحياء شعبة من الإيمان .)

Imani është gjashtëdhjetë e disa degë, ose shtatëdhjetë e disa degë. Më e larta është fjala: la ilahe il-lallah, kurse ma e ulëta është largimi i pengesës nga rruga. Turpi është degë e besimit”. (Buhariu).

Morali është edhe fryt i qartë i shumë adhurimeve.

Allahu [subhanehu ve teala] kur flet për namazin tregon se falja e namazit e largon njeriun nga imoraliteti dhe gjërat e gabuara.

وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَۖ إِنَّ ٱلصَّلَوٰةَ تَنۡهَىٰ عَنِ ٱلۡفَحۡشَآءِ وَٱلۡمُنكَرِۗ ٤٥

…fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, …”. (El-Ankebut: 45).

Kurse për zekatin thotë:

خُذۡ مِنۡ أَمۡوَٰلِهِمۡ صَدَقَةٗ تُطَهِّرُهُمۡ وَتُزَكِّيهِم بِهَا ١٠٣

Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)…”. (Et-Teube: 103).

Për Haxhxhin thotë:

ٱلۡحَجُّ أَشۡهُرٞ مَّعۡلُومَٰتٞۚ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ ٱلۡحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِي ٱلۡحَجِّۗ …. ١٩٧

 “Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje ”. (El-Bekare: 197).

Ai që mendon rreth agjërimit do të sheh se agjërimi ndikon në virtytet kryesore të moralit.

Nëse agjërimi kryhet në formën e saktë dhe të shëndoshë, ndikon me të madhe pozitivisht në të gjithë moralin e njeriut.

Agjërimi si synim të vetin të madh ka edukimin e ndërgjegjes, e cila është baza e moralit, sepse morali është: “gjendje e gdhendur në shpirt, nga e cila burojnë fjalët dhe veprat e mira në lehtësi dhe pa pasur nevojë për mendim dhe analizë”.

Nëse e kuptojmë këtë që thamë, atëherë do të kuptojmë rëndësinë dhe fuqinë e ndërlidhjes së agjërimit me moralin duke pasur para sysh ajetin Kur’anor:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُتِبَ عَلَيۡكُمُ ٱلصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ ١٨٣

 “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).

“Devotshmëria është ndjenjë në ndërgjegje, transparencë në emocione, frikërespekt i vazhdueshëm, kujdes konstant dhe ruajtje nga therat e rrugës”.

Kështu del në shesh qëllimi më i madh nga agjërimi, ajo është devotshmëria. E devotshmëria e zgjon zemrën dhe shkakton që ta kryen këtë adhurim në shenjë respekti ndaj Allahut dhe duke i dhënë përparësi kënaqësisë së Tij”.

Agjërimi synon që muslimanin ta bën me “ndërgjegje të kulluar, vetëkontroll dhe përgatitje për aftësim drejt të mirës….me agjërim njeriut i shtohen ndjenjat, i forcohet vullneti në bartjen e misionit”.

Agjërimi shkakton domethënien edukativ të besimit, i cili jep frytet e sjelljes morale dhe praktike, sepse krijon “aftësinë e vetëdijes se Allahu e kontrollon, e turpit prej Tij, ta sheh në atë vend ku e ka ndaluar të gjendet. Kjo vetëdije është fryt i besimit të plotë në Allahun, fundosje në madhërimin dhe shenjtërimin e Tij më të madh, i cili i përgatit shpirtrat dhe i aftëson për vetëkontroll, pastërti në këtë bot dhe lumturi n ahiret”.

Ky ajet është shumë i qartë në shfaqjen e devotshmërisë si synim dhe fryt të madh të agjërimit, i cili e ngjall zemrën dhe e udhëzon mendjen, e disiplinon shpirtin, e zgjon ndërgjegjen, i lëviz ndjenjat e mira, potencohen qëllimet e mira, që më vonë të manifestohen gjurmët e agjërimit në sjelljen e mirë dhe disiplinën në sjellje.

Ta shohim se si ndikon agjërimi në virtytet më të rëndësishme:

1- Agjërimi dhe vërtetësia

Vërtetësia është prej virtyteve më të mëdha dhe të rëndësishme të moralit, sepse siç tregon Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]:

( يهدي إلى البر، والبر يهدي إلى الجنة )

Udhëzon në bamirësi, kurse bamirësia në xhennet”.

Agjëruesi i vërtet edukohet në vërtetësi me Allahun duke e bërë agjërimin të sinqertë për te.

( كل عمل ابن آدم له إلا الصوم فإنه لي )

Çdo vepër e birit të Ademit është për te, përveç agjërimit, i cili është për mua…”.

Ai që është i vërtetë me Allahun është i vërtetë edhe me njerëzit, ai që është i vërtetë në gjendjen e tij është i vërtetë edhe në thëniet e tija.

Agjërimi paraqet vërtetësi të njeriut me vetveten e tij, ku s’ka mashtrim e as falsifikim, sepse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

( رب صائم ليس له من صيامه إلا الجوع والعطش )

Sa agjërues nga agjërimi nuk fitojnë asgjë tjetër përveç urisë dhe etjes”.

Agjëruesi duhet të mendojë rreth kësaj dhe duhet të kujdeset nga mashtrimi i vetvetes, sepse ai më së miri e njeh dhe është më afër tij, andaj si dakorodohet të gënjen? Ose cilin do ta gënjen? Çka do të fiton nëse gënjen?

Agjërimi thellon përputhjen mes asaj publike dhe intime, mes pamjes dhe realitetit.

Kujdesi i agjëruesit në përgjithësi nga mëkatet e sidomos faktet që flasin në veçanti për kujdesin gjatë agjërimit, e bëjnë që më shumë të kujdeset për vërtetësinë dhe të veprojë sipas tyre, sepse e ka parasysh hadithin e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]:

(من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة في أن يدع طعامه وشرابه .)

Ai që nuk le rrenën dhe veprimin sipas tij, Allahu ska nevojë që ta le ushqimin ose pijen”.

Kjo ia shton kujdesin nga rënia në gënjeshtër dhe të distancohet nga veçoritë e dyfytyrësisë, kurse veçoria më e madhe e dyfytyrësisë është:

Kur të flet të gënjen”.

Agjëruesi simbol të tij ka sinqeritetin e cila largon syefaqësinë dhe vërtetësinë që largon dyfytyrësinë.

Duke i nisur nga kujdesi prej mëkateve dhe asgjësimit të veprave, nga kujdesi për shpërblim dhe shlyerje të gabimeve, agjëruesi e gjen veten të shtyrë me shtytës të besimit dhe shpirtëror që të kujdeset për vërtetësinë dhe të pasurohet me te. Ai është i vërtetë në adhurimet e tija, në sinqeritetin e tij, në fjalitë e tija, në shkrimet e tija, në gjendjen e tij, në veprat e tija.

Në këtë e ndihmon ambienti i përshtatshëm që është krijuar gjatë respektimit që e bën njeriu ndaj Allahut dhe gjatë luftës së tij kundër shejtanit, duke u edukuar në largimin nga mëkatet dhe devotshmëria në hallallet.

Pra, mund të themi se agjërimi është shkolla më e mirë që ia mëson njeriut vërtetësinë dhe ia bën pjesë të natyrës së tij dhe të zakonshme në premtimet dhe bisedat e tij.

2- Agjërimi dhe durimi

Agjërimi është shkollë e durimit. Domethënia gjuhësore është shumë e përafërt e njërës me tjetrën.

“Durimi është dy lloje: fizik, siç është durimi i vështirësive dhe qëndresa ndaj tyre dhe shpirtërore, ikja nga ëndjet e trupit dhe kërkesat e epshit”.

Durimi është një veçori e njeriut, sepse kafshët veprojnë sipas epsheve dhe ëndjes së tyre. Kurse melaqet i janë përkushtuar adhurimit të pastër, andaj edhe nuk kanë epsh, që i largon nga adhurimi, e të kenë nevojë për durim.

“Realiteti i durimit është qëndrimi i shtytësit të fesë përball shtytësit të epshit”.

Agjërimi është shkaku më i madh i forcimit të shtytësit të fesë dhe forma më e pastër e durimit dhe kundërshtimit të nevoja natyrore njerëzore.

Agjërimi forcon vullnetin e vendosur, e cila ka mundësi të aftësohet për kontroll të vetes dhe ta ndalon nga kërkesat e saja natyrore, ta largon nga epshet e lejuara, saqë e bën të gatshëm të largohet nga epshi i barkut dhe organit, gjatë tërë ditës dhe gjatë tërë muajit. Kjo e edukon njeriun në durim shumë të madh kundrejt këtyre nevojave dhe kërkesave.

Agjëruesi ndien urinë dhe heton etjen, mund që edhe të dobësohet me agjërimin, ndoshta edhe vuan për shkak të agjërimit, mirëpo ndërlidhja e agjërimit me shpërblimin dhe vetëdija se Allahu e kontrollon, ia jep fuqi të qëndrimit dhe përgatitje të durimit. Kjo nuk ia pakëson vullnetin, por ia shton durimin dhe shijen e adhurimit, duke shpresuar shpërblimin e adhurimeve dhe dëshirën për shtesë duke duruar në vështirësitë.

Natyra e njeriut e shpien njeriun të vepron sipas hidhërimit dhe nevojës për hakmarrje, andaj njeriu ka nevojë për durim, i cili e largon nga këto gjeste, me të cilin e përmban veten, largohet nga hakmarrja dhe ngritët nga reagimet.

Këtë e shkakton agjërimi te agjëruesi, nëse i përgjigjet udhëzimeve dhe publikon gjat ofendimeve:

)إني صائم (

Unë jam agjërueshëm”.

Duke publikuar me këtë se agjërimi i jep durim, i cili i shkakton butësi, falje, mirësi dhe bamirësi.

Kështu e kuptojmë agjërimin si durim në adhurime, durim nga epshet dhe kërkesave të shpirtit.

Në këtë formë durimi është bazë e butësisë, tolerancës dhe faljes.

3- Agjërimi dhe mëshira

Mëshira është prej bazave të virtyteve të moralit që paraqet vlim të ndjenjave njerëzore si dhembshuria, butësia, keqardhja. Kurse kjo shtyn në sjellje humane siç është solidariteti, ndihmesa, bashkëpunimi, dhimbja dhe kujdesi.

Ky humanizëm i madh ngjallet në gjendjen më të madhe gjatë ndjenjave për vuajtje dhe dhimbje, gjatë perceptimit të nevojës te të tjerët, e kjo lind dëshirën për lehtësim të vuajtjeve, zbutje të dhimbjeve dhe përgjigje kërkesave të tyre.

Pa dyshim se mëshira është virtyt shumë i rëndësishëm në realizimin e humanizmit në një anë dhe në personifikimin e personalitetit islamik në anën tjetër.

Agjërimi paraqet ndjenjat e privimit nga kënaqësia, e ndjenjave të dhimbjes nga uria, nëse kësaj ia shtojmë edhe ndjenjat e unitetit dhe lidhshmërisë të mbarë muslimanëve agjërues, kjo shkakton mendimin për gjendjen e tyre dhe ndikimit nga vuajtjet e tyre, të cilat i përjetojnë në çdo kohë dhe rast.

I kujtohet i varfëri që s’ka kafshatën e gojës, jetimi që s’ka kush të kujdeset për te, i sëmuri që ka dhimbje, i hendikepuari që vuan. Të gjithë këta na i kujton agjërimi, gjatë të cilit largohemi nga ushqimi dhe pija, nga epshet dhe kënaqësitë.

Në këtë mënyrë, shumë qartë shohim sa ndikon agjërimi në përfitimin e mëshirës dhe butësisë. Ushqimi ndahet, pasuria shpenzohet, mëshirimi i kaplon të gjithë, solidariteti del në shesh. Tërë këto burojnë nga zbatimi i këtij adhurimi të madh.

Kështu pra agjërimi na qenka një shkollë e madhe e moralit të madh, vërtetësia me degët e saja: besnikëria dhe përmbushja e premtimit; durimi me degët e saja: butësia, toleranca dhe falja dhe mëshira me degët e saja: dhembshuria, butësia dhe keqardhja, i sjell agjërimi nëse ata këtë adhurim e kryejnë me sinqeritet dhe në mënyrë të plotë.

Përgatiti: Bekir Halimi 

Hutbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *