DITA E DHJETË


10 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh. [Kuran, 17:9]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: Zoti im, unë e kam privuar atë nga ushqimi dhe epshet gjatë ditës, kështu që ma mundëso të ndërmjetësoj për të. Kurse, Kurani do të thotë: Unë e kam privuar atë nga gjumi natën, kështu që ma mundëso të ndërmjetësoj për të. Atëherë, do të ju lejohet të ndërmjetësojnë.”[1]

Thënie nga brezat e parë

Kur vinte muaji i Ramazanit Zuhriu thoshte: “Vërtet, Ramazani është lexim Kurani dhe dhënie e ushqimit.”

Këshillë

Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Mbajtësi (hafëzi) i Kuranit duhet të shquhet natën kur njerëzit flenë, ditën kur njerëzit hanë, të dallohet me të qarë kur njerëzit qeshin, me devotshmëri kur njerëzit zhyten në mëkate, me heshtje kur njerëzit thellohen në biseda të kota, me përulësi kur njerëzit shkujdesen dhe me pikëllim kur njerëzit gëzohen.”


[1] Këtë hadith e shënon Ahmedi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *