DITA E NJËMBËDHJETË


11 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët. [Kuran, 38:29]

Hadith

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha njëherë të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të: “O i Dërguar i Allahut, ke filluar të thinjesh”, kurse ai tha: “Më kanë thinjur suret: hud, el-uakia, el-murselat, amme jetesa’elune dhe sureja idhe’sh-shemsu kuuiret.”[1]

Thënie nga brezat e parë

Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Mos e recitoni Kuranin sikur të ishte poezi, as mos e lexoni atë sikur të ishte prozë, por ndaluni në çudirat e tij, tundni zemrat me të dhe mos synoni mbarimin e sures!”

Ide

Bëje një hatme të veçantë, të cilën unë do ta quaja “hatmeja e përsiatjes”, duke mos e kaluar asnjë ajet pa e mësuar diturinë dhe punën që gjendet në të! Nuk ka të keqe edhe nëse kjo hatme zgjat një vit ose edhe më shumë.

Shndritje

Ibn Kajimi thoshte: “Ta lexosh një ajet me përsiatje dhe duke e kuptuar është më mirë sesa ta bësh një hatme pa përsiatje dhe pa e kuptuar.”

 


[1] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *