DITA E KATËRMBËDHJETË


14 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre. [Kuran, 24:31]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dy grupe të banorëve të zjarrit nuk i kam parë ende; disa njerëz me kamxhikë si bishta të lopëve, me të cilët i godasin njerëzit dhe disa gra të veshura të zhveshura, joshëse e që lakohen, kokat e tyre duken si gunga devesh. Ato nuk do të hyjnë në Xhenet e as që do ta ndiejnë aromën e tij.”[1]

Shndritje

Të durosh duke ulur shikimin nga gjërat e ndaluara është më lehtë sesa t’i durosh pasojat e shikimit të ndaluar.

 


[1] Këtë hadith e shënon Muslimi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *