DITA E TREMBËDHJETË


13 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik. [Kuran, 25: 27, 28]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njeriu është në fenë e mikut të vet, kështu që shikoni se me kë po shoqëroheni!”[1]

Thënie nga brezat e parë

Shekiku thoshte: “Shoqërohu me njerëzit siç shoqërohesh me zjarrin, përfiton nga ai, duke u ruajtur mos të të djegë.”

Poezi

Mos e shiko personin, por atë që e shoqëron

Sepse çdo njeri rrugës së mikut shkon

Zgjidhe për shoqërim atë që është më i mirë

E mos shoqëro të keqin, të biesh në mynxyrë.

Mesazh

El-Ahnef ibn Kajsi i shkroi një mikut të vet: “Kur ta gjesh mikun e përshtatshëm ruaje si sytë e ballit, ngase shoku i përshtatshëm është më i mirë se fëmija i papërshtatshëm, sepse Allahu i Lartësuar i tha Nuhut, paqja e Allahut qoftë mbi të, për të birin e tij: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe.” [Kuran, 11:46]”


[1] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *