DITA E PESËMBËDHJETË


15 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës! [Kuran, 59:2]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtet, Allahu shtrin dorën e Tij natën që të pendohet ai që ka bërë keq ditën dhe e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet ai që ka bërë keq natën, derisa të lindë dielli nga perëndimi.”[1]

Këshillë

Vëlla dhe ti, motër! Kaloi pjesa më e madhe e këtij muaji të bekuar, cili nga ne llogariti vetveten në të dhe shpëtoi?! Cili nga ne ia diti rëndësinë këtij muaji dhe ia dha hakun?! Kush nga ne vendosi që t’i ndërtohen dhoma shumëkatëshe në Xhenet para se të mbyllen portat? Çdo muaj mund të jetë i zëvendësueshëm, përveç muajit të bekuar të Ramazanit.


[1] Këtë hadith e shënon Muslimi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *