DITA E GJASHTËMBËDHJETË


16 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! [Kuran, 59:18]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kijametit pa u pyetur për katër gjëra: për jetën e tij si e ka kaluar; për diturinë e tij, çfarë ka vepruar me të; për pasurinë e tij, nga e ka marrë dhe ku e ka shpenzuar dhe për trupin e tij ku e ka përdorur.”[1]

Thënie nga brezat e parë

Haseni thoshte: “Besimtarin sa herë që e takon e gjen duke e llogaritur veten: Çfarë deshe të bësh, çfarë deshe të hash, çfarë deshe të pish… Ndërsa, të keqit i kalon jeta pa e llogaritur veten.

Ide

Para se t’i mbyllësh sytë për të fjetur, silli ndërmend ndodhitë e ditës së sotme, analizoji punët që i ke bërë, çfarë ke lënë anash dhe llogarite vetveten, pastaj përmirësoji gabimet në ditën që vjen.

 


[1] Këtë hadith e shënon Tirmidhiu dhe e cilëson si “hasen-sahih.”

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *