DITA E SHTATËMBËDHJETË


17 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” [Kuran, 17:23,24]

Hadith

Një njeri erdhi te i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, dhe kërkoi leje prej tij për të shkuar në xhihad, ndërsa i Dërguari e pyeti atë: “Gjallë i ke prindrit?

-“Po.” – u përgjigj njeriu.

Atëherë, i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Me ta bëj xhihad (jepe mundin tënd në mirësjellje ndaj tyre).”

Thënie nga brezat e parë

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, pa një njeri që bënte tavaf rreth Qabesë, duke e mbajtur nënën e tij në shpinë. Ky njeri e pyeti atë: “O Ibn Omer, a mendon se ia kam dhënë hakun?” Ibn Omeri ia ktheu: “Jo, madje as edhe për një sëmbim që ka përjetuar gjatë lindjes sate, mirëpo ke bërë punë të mirë, e Allahu shpërblen edhe për punë të vogla.”

Shkëndijë

Kush bën mirë gjen mirë! Ashtu si sillesh ndaj prindërve, do të sillen ndaj teje fëmijët tu. Shpërblimet janë sipas veprave.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *