DITA E TETËMBËDHJETË


18 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë.” [Kuran, 13:21]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Nuk është mbajtës i lidhjeve farefisnore ai që i mban ato këmbyerazi, por ai që i lidh ato kur shkëputen.”

Thënie nga brezat e parë

Ali ibn Husejni i tha të birit: “O bir im! Mos u shoqëro me atë që i shkëput lidhjet farefisnore, sepse, me sa e kam parë unë, ai është i mallkuar tri herë në Librin e Allahut.”

Shndritje

Ibn Ebi Hamza thoshte: “Kuptimi gjithëpërfshirës i lidhjes farefisnore është: lidhja e çdo gjëje të mirë dhe shmangia nga të këqijat aq sa është e mundur.”

Si mbahen lidhjet farefisnore

Lidhjet farefisnore mbahen nëpërmjet vizitave, ndihmës me pasuri, përgjigjes ndaj ftesave, urimeve, ngushëllimeve, ndihmesës në larjen e borxheve, telefonatave, mesazheve telefonike dhe elektronike e kështu me radhë.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *