DITA E NËNTËMBËDHJETË


19 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë,… [Kuran, 4:36]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Aq shumë më këshilloi Xhibrili për fqinjin saqë mendova se do t’i japë të drejtë trashëgimie.”[1]

Paralajmërim

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka besuar në mua njeriu që fle i ngopur, duke e ditur se fqinji i tij i afërt është i uritur.”[2]

Shndritje

Nga Muxhahidi përcillet se familja e Abdullah ibn Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishin therur një dele. Kur erdhi Ibn Omeri në shtëpi i pyeti ata: “A i dhuruat ndonjë pjesë nga ajo fqinjit tonë jehudi? A i dhuruat ndonjë pjesë fqinjit tonë jehudi?”[3]

 


[1] Muttefekun alejhi.

[2] Këtë hadith e shënojnë Bezzari dhe Taberaniu, senedi i tij është “hasen.”

[3] Këtë e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, ndërsa Albani e cilëson si “sahih.”

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *