DITA E NJËZETË


20 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

… andaj bëni gara për punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Allahu e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, rreth të cilave kishit kundërshti. [Kuran, 4:36]

Hadith

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, kur hynte dhjetëditëshi (i tretë i Ramazanit) shtrëngonte rripin, gjallëronte natën dhe e zgjonte familjen.”[1] Ky është termi i Buhariut. Ndërsa, në transmetimin e Muslimit thuhet: “Jepte mundin e tij gjatë dhejtëditëshit të fundit si asnjëherë tjetër.”

Thënie nga brezat e parë

Sufjan Eth-Theuriu thoshte: “Më pëlqen që kur të hyjë dhjetëditëshi i tretë (i Ramazanit) njeriu të falet natën, të bëjë sa më shumë përpjekje dhe ta zgjojë familjen e tij që të falen bashkë me të, nëse kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.”




[1] Muttefekun alejhi.

[2] Këtë hadith e shënojnë Bezzari dhe Taberaniu, senedi i tij është “hasen.”

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *