DITA E NJËZETENJË


21 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit. [Sureja el-Kadr: 1-5]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Atij që falet në Natën e Kadrit me besim dhe duke llogaritur në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”[1]

Paralajmërim

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë: “Ju erdhi ky muaj, në të cilin gjendet një natë që është më e mirë se njëmijë muaj, ai që privohet nga ajo natë ai është ndaluar nga çdo e mirë, dhe pa dyshim se nga ajo pengohet vetëm ai që është vërtet i privuar.”[2]

Ide

Po qe se dëshiron të jesh ngadhënjimtar në Natën e Kadrit, atëherë duhet ta japësh mundin tënd në dhjetë netët e fundit dhe jo vetëm në disa prej tyre, siç veprojnë shumë njerëz të cilët bëjnë përpjekje vetëm në natën e njëzeteshtatë, meqë sipas mendimit (që e mendojmë) më të saktë Nata e Kadrit zhvendoset në dhjetë netët e fundit.

 


[1] Muttefekun alejhi.

[2] Këtë hadith e shënon Ibn Maxheja, kurse Mundhiriu e cilëson si hadith “sahih” (i shëndoshë).

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *