DITA E NJËZETEDY


22 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! [Kuran, 2:187]

Hadith

Nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, bënte i’tikaf (ngujohej në xhami për adhurim) në dhjetëditëshin e tretë të Ramazanit derisa i erdhi vdekja, ndërsa pas tij bënin i’tikaf gratë e tij.”[1]

Thënie nga brezat e parë

Zuhriu thoshte: “Është për t’u çuditur me muslimanët, e kanë lënë i’tikafin edhe pse i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, nuk e kishte lënë atë asnjëherë që nga ardhja e tij në Medine.”

Shkrepëtimë

Ibn Rexhebi thoshte: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, bënte i’tikaf në këtë dhjetëditësh, për ta zënë Natën e Kadrit, duke mos u marrë me punë tjera, në mënyrë që të vetmohej në adhurim ndaj Zotit të tij, duke e lutur dhe duke e përmendur Atë.”


[1] Muttefekun alejhi.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *