DITA E NJËZETETRE


23 Ramazan

Ajet Kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. [Kuran, 3:133,134]

Hadith

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Zilia është e lejuar vetëm në dy raste: Nëse një njeriu Allahu ia mëson Kuranin, ndërsa ai e lexon atë natë e ditë dhe kur e dëgjon fqinji i tij duke lexuar thotë: Ah sikur t’më jepej edhe mua ajo që i është dhënë filanit, të veproja sikurse ai. Po ashtu, nëse një njeriu Allahu i jep pasuri, ndërsa ai e harxhon atë në të vërtetën (në gjëra që e kënaqin Zotin) e ndokush thotë: Ah sikur t’më jepej edhe mua ajo që i është dhënë filanit, të veproja sikurse ai.”[1]

Thënie nga brezat e parë

El-Haseni thoshte: “Nëse ndokush përpiqet të garojë me ty në çështjet e dunjasë, garo me të në çështjet e ahiretit.”

 


[1] Buhariu.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *